Futboll

Barça-Valencia, luhet për rekordin 38-vjeçar

Barcelona është e pamposhtur në 38 ndeshje të La Ligas (31 fitore, 7 barazime) duke barazuar rekordin e vendosur nga Real Sociedad mes 1979-ës dhe 1980-ës dhe sot mund të vendosë një të ri për sa i takon numrit të njëpasnjëshëm të ndeshjeve pa humbje në kampionat.
Barcelona dukej se do të realizonte “Tripleten” në këtë sezon para se të përplasej me murin verdhekuq të martën në mbrëmje dhe të përjetonte një nga humbjet më befasuese të historisë së saj.

Në fakt, disfata 3-0 e pësuar kundër Romës i ka eliminuar ata nga Champions League dhe i ka dhënë fund ëndrrës për të fituar çdo trofe në këtë sezon.

Pasditen e së shtunës, lojtarët e Valverde do të kthehen në fushë për javën e 32-të të kampionatit spanjoll dhe do të presin në shtëpi ekipin e Valencias, që mban vendin e tretë në renditje.

“Los Che” duhet të paraqiten me një moral shumë të mirë në “Camp Nou” pas 8 fitoreve të marra në 9 ndeshjet e fundit.

Është e vërtetë se ata kanë qenë me fat në disa prej këtyre ndeshjeve, por duket se kjo i ka ndihmuar të përftojnë sërish “vesin” e fitoreve.

Për më tepër, pasi ndeshjes në “Olimpico” të katalanasve, ku janë shfaqur të gjitha problemet e tyre, Valencia do të provojë të imitojë stilin e romanëve. Një tjetër faktor që shkon në favor të miqve është fakti se ata nuk marrin pjesë në kompeticionet europiane dhe do të jenë më të freskët fizikisht.

Shifra dhe Fakte
– Barça ka fituar 4 nga pesë ndeshjen e fundit të luajtura kundër Valencia-s. Këto dy ekipe janë takuar 3 herë në këtë sezon, me ndeshjen e kampionatit të luajtur në “Mestalla” që është mbyllur në barazim 1-1, ndërsa katalanasit kanë fituar dy takimet e Kupës së Mbretit.

– Barcelona është e pamposhtur në 38 ndeshje të La Ligas (31 fitore, 7 barazime) duke barazuar rekordin e vendosur nga Real Sociedad mes 1979-ës dhe 1980-ës dhe sot mund të vendosë një të ri për sa i takon numrit të njëpasnjëshëm të ndeshjeve pa humbje në kampionat.

– Valencia ka fituar dy nga katër ndeshjet e fundit që ka luajtur në “Camp Nou”, duke shënuar shtatë gola në ato katër takime.
– Marcelino Garcia Toral nuk ka fituar kurrë ndaj Barcelona-s në karrierën e tij si trajner (4 barazime, 13 humbje).

Related posts

KËRKOHET NGA EKIPET E PREMIER/ Trajneri i Leeds përplaset me klubin për yllin brazilian: Nëse e shisni, unë do të…

Delo.autor

PSV-ja vazhdon marshimin, fiton Ajaxi, shkëlqen Kluivert Jr

Q.Autor

ZYRTARE/ Jose Luis Gaya rinovon me Valencian me klauzolë 100 milionë euro

Sadik.Autor

Leave a Comment