Futboll Seria A Sport

“ËSHTË E QARTË SE…”/ Davids zgjedh pasardhësin e tij tek Juventusi, paralajmëron klubet që duan De Ligt

Edgar Davids, ish-mesfushor i Juventus-it dhe Milanit, ka qenë i pranishëm në një eveniment që është zhvilluar këtë të enjte në Firence. Holandezi ka folur për futbollin dhe në veçanti për kuqezinjtë dhe bardhezinjtë.

“Është e qartë se këtë vit Juventus mund të fitojë edhe Champions League, mundësitë janë më të mëdha me CR7. Gjithashtu, është e qartë tashmë se kampionati nuk i mjafton më. Skuadra e Allegrit po bën diçka të jashtëzakonshme dhe është në historinë e futbollit italian”, ka thënë Davids.

“Lojtari që më ngjan më shumë? Futbolli ka ndryshuar pak, por Matuidi më pëlqen. Më duket më i pjekur pas Kupës së Botës dhe mendoj se mund të përmirësohet akoma. Kam besim tek ai”.

Holandezi ka folur edhe trajnerin Gattuso: “Më pëlqen shumë, në fushë ka dhënë gjithmonë gjithçka për të fituar dhe tani është bukur ta shohësh në drejtim të Milan-it. Më vjen keq për humbjen në Superkupë”.

“Higuain? Ka luajtur mirë me Napoli-n dhe Juventus-in, shpresoja që të paraqitej mirë edhe me Milan-in, sepse mendoj se është një lojtar i madh që mund të shkëlqejë akoma. Piatek? Nuk e njoh mirë. Gjithsesi, Gattuso, Maldini dhe Leonardo janë të aftë të gjejnë lojtarin e duhur për Milan-in”.

Davids ka folur edhe për De Ligt, një nga talentet e Holandës që ndiqet edhe nga Juventus: “Është një lojtar i ri dhe shumë i aftë, por gjërat mund të ndryshojnë kur largohesh nga vendi yt për të luajtur te një ekip i madh. Uroj që të vazhdojë kështu. Janë të fortë edhe De Jong me Kluivert, por në Itali duhet pak kohë që të përshtatesh”, ka përfunduar ish-mesfushori.

Related posts

“ËSHTË E VËSHTIRË NË PREMIER TË…”/ Del Piero: Manchesteri ishte lideri i futbollit, por era ka ndryshuar

Delo.autor

Miqësorja me Norvegjinë, Panuçi injoroi një skuadër të plotë

Sadik.Autor

DEL E VËRTETA/ ARMIQ nga brenda, zbulohet e-maili që fundosi SKËNDERBEUN, e dërgoi…(DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment