Futboll La Liga Sport

Barcelona mendon për pasuesin e Pique, shënjestron yllin e Chelsea

Mbrojtësi i Chelsea, Marcos Alonso, është duke u konsideruar nga Barcelona si një zëvendësim i mundshëm afatgjatë për Gerard Pique. Fituesi i Kupës së Botës nga “Camp Nou” do të mbushë 32 vjeç në shkurt të vitit 2019 dhe Blaugrana besojnë se spanjolli, aktualisht në “Stamford Bridge”, është i aftë që një ditë ta mbushë zbrazëtinë në zemër të mbrojtjes së tyre.

Alonso është një lojtar i gjithanshëm dhe ka përvojë të luajë si qendërmbrojtës, që nga koha e tij në Seria A, te Fiorentina, por kurrë nuk ka operuar në këtë rol nën drejtimin e Antonio Conte, te Chelsea, që nga përfundimi i transferimit prej 23 milionë paundësh, në gusht 2016.

Ai ka impresionuar në Angli me rolin e mbrojtësit të krahut, teksa me paraqitjen e tij në sezonin 2017-2018 është duke fituar një vend në skuadrën e vitit të “PFA”, në Premier League. Alonso, gjithashtu, është pjesë e kombëtares së Spanjës, me trajnerin Julen Lopetegui, që i dha debutimin kundër Argjentinës, në mars.

27-vjeçari tani është në balotazh për një vend në finalet e Kupës së Botës së kësaj vere, në Rusi. Barça do të jetë ndër vëzhgueset më të interesuara për të dhe ndoshta, së shpejti do t’i jepet mundësia për të ndjekur gjurmët e babait, i cili i “grisi librat” në “Camp Nou”, në vitet 1980.

Chelsea, megjithatë, është i përgatitur t’i rezistojë çdo qasjeje dhe interesi nga Barcelona, duke i dhënë kushte të përmirësuara financiare spanjollit, që tashmë është nën kontratë në perëndim të Londrës deri në vitin 2021.

Related posts

Pesë gjërat që ndoshta nuk i dinit për sulmuesin Robert Lewandowski

Sadik.Autor

MANCHESTER CITY-OLYMPIACOS/ Guardiola me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E ARDHMJA E “PLESHTIT” NË DYSHIME/ Messi drejt transferimit tek Kampionët e Francës, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment