Champions League Futboll

Bartomeu: Roma e meritoi, na mposhti në të gjitha drejtimet

Një zhgënjim i pabesueshëm për Barcelonën dhe tifozët e saj, teksa u eliminuan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, edhe pse kishin fituar 4-1 në “Camp Nou”, në “aktin” e parë të këtij raundi. Në fund të ndeshjes së kthimit, të cilën katalanasit e humbën 3-0 kundër Romës, presidenti blaugrana, Bartomeu, ka lëshuar disa deklarata. Këtu janë fjalët e tij, të raportuara nga “Marca”.

Eliminimi – “Roma luajti më mirë. Më vjen keq për lojtarët dhe tifozët. Ne të gjithë jemi të trishtuar tani. Urime për Romën dhe tifozët e saj. Ne do të duhet ta analizojmë këtë disfatë dhe të mendojmë për La Liga-n e Kupën e Mbretit. Por, sot duhet të jemi të trishtuar”.

Ndeshja – “Roma besoi dhe dominoi. Kur dikush beson në diçka, ec përpara dhe përpiqet, këto gjëra ndodhin. Kundërshtari fitoi, sepse ishte më mirë. Na mposhti në të gjitha drejtimet, nuk ka shpjegime. Duhet ta analizojmë gjithçka me qetësi. Të gjithë e pamë atë që ndodhi në fushë. Më vjen shumë keq, sepse kemi pasur iluzionin e shkuarjes në gjysmëfinale, por nuk e kemi merituar”.

Një mesazh – “Mesazhi është se nuk jemi aq keq. Ne kemi një skuadër shumë të mirë, konkurruese, por këtë nuk e pamë në fushë, ndaj Romës, në çerekfinalen e kthimit. A e morëm lehtë pas avantazhit 4-1 në ndeshjen e parë? Ndoshta. Çdo vit, ne i synojmë të gjithë titujt, duke përfshirë edhe Ligën e Kampionëve. Nuk është diçka që ndodh vetëm këtë vit”.

Related posts

DEKLAROI SE ËSHTË HOMOSEKSUAL/ Cavallo rrëfen: Kam frikë të shkoj në Katar, kanë një ligj që…

Delo.autor

SYNOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Juventusi kërkon të marrë mbrojtësin e “Katalansave”…

Delo.autor

POLEMIKAT PËR NJË KALIM TEK JUVENTUS/ Mesfushori i Real Madrid urdhëron babanë të…

Delo.autor

Leave a Comment