Futboll Sport

ËNDRRAT NË SIRTAR/ Rrëfehet Berisha: Falenderoj Taren, kam ëndërr që në Kosovë…

Portieri i kombëtares sonë, Etrit Berisha, do të mungojë në takimin ndaj Kaljarit për shkak të një problemi në stomak, por do të jetë i gatshëm kundër Frozinones. 29-vjeçari ka folur në një rrëfim të gjatë. Ai ka objektivat e Atalantës në këtë sezon, por nuk mund të harronte as vlerësimin për Strakoshën dhe Taren.

“Kemi humbur disa pikë për në Europë, por është ende e mundur. Mund të përballemi me çdo ekip, madje edhe me skuadra të mëdha. Duhet të përmirësohemi në takimet kundër skuadrave mesatare dhe të vogla. Gjithçka varet nga pjekuria jonë. Kemi 28 pikë, por duhet të kishim 4 ose 5 më shumë për shkak të gabimeve që mund të evitoheshin.”

Italia

“Kisha disa oferta kur luaja te Kalmari në Suedi, por Tare u tregua vendimtar dhe e falenderoj. Ishte e pamundur të refuzoja Lacion, por doja të isha protagonist pas 3 sezonesh si zëvendës i Marketit. Bergamo ishte sfidë e re dhe shpresoja një shans”

Roli i portierit

“Futbolli ka ndryshuar shumë. Tashmë edhe këmbët vlejnë shumë te portierët. Gasperini na kërkon që ta nisim aksionin nga porta”

Portierët më të mirë

“Për momentin janë Loris, Pikford, Handanoviç dhe Oblak. Në Itali, përveç Handanoviçit zgjedh Donarumën. E ardhmja i përket atij. Më pas Kranjo i Kaljarit ka reflekse të shkëlqyera. Nuk harroj këtu as mikun tim Strakosha.”

Objektivat

“Dua të luaj në Champios dhe të fitoj ndonjë trofe. Do të ishte maksimumi nëse i arrja këto objektiva me Atalantën. Më pas dua të merrem me zbulimin e talentëve dhe shpresoj shumë që të hap një shkollë futbolli në Kosovë”.

Related posts

NEYMAR VS ALVES/ Kjo është VIDEO më qesharake që do të shihni sot

F.autor

NUK U NDËSHKUA NGA GJYQTARI/ ​Ja ndërhyrja e ashpër ndaj Pogbas (VIDEO)

Delo.autor

PAS BOSHLLËKUT TË MADH/ Partizani gjen zëvendësuesin e Atandës tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment