Bundesliga Futboll Sport

Batshuayi dyshohet se ka thyer këmbën ndaj Schalke-s

Golat e Konoplyanka dhe Naldo i kanë dhënë fitoren në derbin e Ruhrit që u zhvillua të dielën. Disfata ka ardhur me një çmim të madh për Dortmund, pasi sulmuesi kryesor i klubit është larguar me barelë nga fusha.

Dëmtimi i Batshuayi, që erdhi pasi ishin pësuar dy golat, ishte si pasojë e një ndërhyrjeje horror nga ish-mesfushori i Tottenham Stambouli.

Frika është e madhe, duke parë pamjet e dëmtimit, për një frakturë serioze, me Jan Aage Fjortoft që ka shkruar në Twitter: “Lajme të këqija për Dortmund. Mesa duket Batshuayi ka thyer këmbën.”

Gjithsesi, pritet që testet të bëhen paraditen e së hënës për të marrë vesh nivelin e dëmtimit.

Schalke me këtë fitore është shkëputur nga Dortmund në renditjen e Bundesliga-s dhe me shumë mundësi këtë sezon do ta mbyllë në vend të dytë, pas shumë kokësh.

Related posts

DITA E TRETË E GRUMBULLIMIT/ Kombëtarja me grup të plotë. Ja ku u përqëndrua më së shumti Reja…

Delo.autor

“GURI I ÇMUAR” TEK INTERI I SË ARDHMES/ Ylli “ZIKALTËR” frymëzohet nga Lewandowski

Isa.Autor

AKUZON TRAJNERIN TUCHEL PAS RASTIT TË RACIZMIT NË CHAMPIONS/ Ylli Demba Ba: Është e papranueshme… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment