Futboll Seria A Sport

Pas tre asisteve, Costa: Luajta ndeshjen time më të mirë

U aktivizua në minutën e parafundit të pjesës së parë, pasi Pjanic kërkoi zëvendësimin dhe prekja e parë e topit ishte një asist për golin e shënuar nga Mario Mandzukic. Në këtë mënyrë nisi paraqitja e Douglas Costa në fitoren 3-0 që Juventus arriti ndaj Sampdoria.

Por jo vetëm kaq, nga këmbët e brazilianit erdhën edhe dy golat e tjerë të vendasve shënuar nga futbollistët gjermanë Howedes dhe Khedira. Tre asiste në 45 minuta të luajtura dhe tani Juventus kryeson me gjashtë pikë më shumë se Napoli, gjashtë ndeshje para fundit.

“Kjo ishte një nga ndeshjet më të mira të karrierës time dhe mund të them që ishte ndeshja ime më e mirë me fanellën e Juventus. Shpresoj ta ndihmojë sa më shumë skuadrën që gjithashtu bëri një ndeshje të madhe. Kemi bërë një hap gjigant drejt objektivit të titullit, por ende asgjë nuk është mbyllur.”

Related posts

E gjithë bota e mahnitur pas Salah, Zidane e kërkon me çdo kusht në Madrid

Q.Autor

Formacionet e mundshme: Inter – Roma

Q.Autor

“LEGJEONARËT”/ Berisha i dalluari i javës, shkëlqen edhe Balliu. Njihuni me 5 “Kuqezinjtë” me performacën më të mirë

Delo.autor

Leave a Comment