Futboll Sport

Begeja gjen gabimin për shpërfytyrimin në Vlorë

Teuta pësoi një humbje të rëndë në Vlorë duke u shpërfytyruar nga Flamurtari, që i shënoi tre gola, ndonëse durrsakët ishin të parët që kaluan në avantazh. Në përfundim të takimit, trajneri Gentian Begeja e pranoi se ekipi i tij bëri një paraqitje të dobët duke theksuar edhe mungesat bënë të vetën.

“Sot kanë ndikuar mungesat. Jo për t’u justifikuar për humbjen. Kemi pasur tre mungesa të rëndësishme. Kontingjenti jonë është i paktë në numër. Golat ia kemi falur vetë kundërshtarit. E nisëm 1-0 dhe pësuam tre gola amatoreskë”, tha fillimisht Begeja për “Super Sport”.

Shpërfytyrimi – “Mendoj, që skuadra sot nuk dha atë që ka dhënë në ndeshjet e fundit, i referohem ndeshjes me Vllazninë. Sot për mendimin tim ata nuk shprehën asgjë nga ajo që treguan ndaj Vllaznisë. Ne duhet të rrimë me këmbë në tokë, pavarësisht se morëm rezultate pozitive më parë. Sot vetëm rezultati pozitiv do të na jepte më tepër vlera. Lojtarët nuk dhanë maksimumin dhe nuk kishin atë shpirt gare që kishin një javë më parë”.

Hrkaç, Hila dhe Gjeorgjievski – “Tre mungesa nuk janë pak për skuadrën tonë, por ne nuk e interpretuam mirë pjesën e parë. Aq më tepër që ishim në avantazh, ne pësuam dhe e humbëm ndeshjen”.

Related posts

FYERJE ETNIKE NDAJ IBRAS DHE TIFOZË NË STADIUME/ Ja vendimi që merr UEFA mbi ndeshjen Crvena Zvezda-Milan…

Delo.autor

Tronditet Skënderbeu, KAS lë në fuqi vendimin e UEFA: 10 vjet jashtë Europës

Sadik.Autor

11 “LUANË” NË FUSHË/ Mema projekton formacionin anti-Partizan: Do dalim fitimtarë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment