Sport Të tjera

Partizani rihap betejën për titull, Erzeni ndalet një set larg triumfit

Partizani ka fituar 3-2 finalen e tretë të play off-it në volejboll për meshkuj ndaj Erzenit, duke hapur betejën për titullin kampion. Në sallën sportive “Feti Borova” pranë Tirana Olimpik Park u luajtur sot në mbrëmje finalja e tretë, aty ku sërish u regjistrua rezultati 3-2, por këtë herë në favor të skuadrës kryeqytetase. Për Partizanin kjo është fitorja e parë, ndërsa Erzeni ka fituar dy sfidat e para dhe udhëheq 2-1 serinë e finaleve.

Ashtu si dy takimet e para  edhe ky i sotëm ka qenë me shumë rivalitet dhe emocione, madje këtë herë ishte Erzeni ai që udhëhoqi 2-1 me sete, por seti i fitores nuk erdhi. I mbështetur nga 300 fansa, skuadra shijakase tentoi të shpallet që sot kampion, por gaboi në setin final, set që këtë herë u fitua nga Partizani, që rikthehet në garë për titull.

Ashtu si në dy finalet e mëparshme është skuadra e Partizanit ajo që e nis më mirë ndeshjen, ka epërsi në fushë, duke qenë e saktë në sulm e mbrojtje. Të kuqtë e trajnerit Ylli Tomorri fitojnë 25-17 setin e parë, por shpejt loja ndryshon kah. Pas një ekuilibri të lehtë në pikët e para të setit të dytë, skuadra e Erzenit merr komandën e lojës, duke u shkëputur gradualisht dhe më pas fiton 25-18, duke barazuar në 1-1 shifrat e seteve.

Seti i tretë është më i bukuri, ekipet rivalizojnë fort për cdo pikë, ku herë udhëheq Erzeni e herë Partizani, duke e bërë mjaft dramatike lojën. Por, në pikët e fundit, shijakasit janë më të saktë, duke fituar 25-23 dhe janë një set larg titullit kampion. E njëjta situatë edhe në setin e katërt, ku emocionet e drama përjetohet deri në fund, me skuadrat që duelojnë fort për cdo pikë dhe loja dhuron spektakël në pikët e fundit, ku Partizani fitoi 25-21, duke barazuar 2-2 shifrat.

Seti final është tërësisht i Partizanit, që ndryshe nga dy takimet e para, këtë herë nuk gabon, madje kryeqytetasit shkëputet që në pikët e para 10-1 dhe administron me kujdes avantazhin deri në fund edhe pse shijakasit tentojnë të fitojnë. Kryeqytetasit fitojnë 15-3 dhe krejt ndeshjen 3-2, duke mbajtur gjallë shpresat për titull. Të mërkurën do të luhet finalja e katërt e play off-it.

Volejboll – Play off, Finalet e meshkujve

16 prill, Partizani – Erzeni, 2-3 (25-19, 22-25, 25-17, 18-25, 15-17)

19 prill, Erzeni – Partizani, 3-2 (24-26, 25-19, 19-25, 25-23, 15-12)

22 prill, Partizani – Erzeni, 3-2 (25-17, 18-25, 23-25, 25-21, 15-3)

25 prill, Erzeni – Partizani, ora 19:00 (Akademia “Dhimitraq Goga”)

28 prill, Partizani – Erzeni, ora 19:00 (Feti Borova)

Ndeshja e pestë do të luhet nëse është e nevojshme

Related posts

“KJO TRANSFERTË ËSHTË SHUMË IMPENJATIVE”/ Flet Edy Reja: Kualifikimi në Europian do të vendoset në…

Delo.autor

ZYRTARE/ Prej 6 muajsh në krye të ekipit, PSG merr vendimin për të ardhmen e Pochettinos

Delo.autor

Interi ngre “murin”, ja plani i Spaletit kundër… Ronaldos (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment