Futboll Sport

Betejat në Shkodër e Kamzë, trajnerët zgjedhin ”luftëtarët”

Java e 30-të e Kategorisë Superiore nis me dy sfida të rëndësishme. Në Shkodër vendasit presin Luftëtarin, kurse Kamza duhet të rigjejë fitoren kundër Lushnjës, në një stadium të boshatisur prej dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës. Ndërkohë trajnerët respektivë të këtyre ekipeve kanë vendosur edhe se si do ta nisin ndeshjen. Le t’ia nisim nga përballja që zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, ku edhe luhet takimi më i fortë.

Trajneri Ernest Gjoka ka rikthyer në formacion Renato Malotën, duke zhvendosur nigerianin Nureeden Orelesi në mesfushë. Në stol ulet Tafili, ndërkohë që balotazhin mes Çinarit dhe Ribajt e ka fituar ky i fundit. Te Luftëtari nuk ka ndonjë ndryshim madhor. Behar Ramadani ka shlyer pezullimin prej kartonëve të verdhë dhe ka rimarrë vendin e tij në formacion, ndërkohë që vijojnë në sulm të jenë treshja e përhershme Shkurtaj-Abazaj-Bregu. Nuk luan sërish Beqiri.

Në ndeshjen tjetër te Kamza nuk luan Leo Lelis. Vendin e brazilianit në qendër të mbrojtjes e ka zënë Kuqi. Arrabal rikthehet të luajë nga fillimi, kurse Racic nuk është përzgjedhur titullar. Fili e Plaku do të kenë si detyrë të gjejnë rrugën e rrjetës. Nuk luan Rezi, që e nisi nga fillimi me Skënderbeun. Te Lushnja mungesat janë të zakonshme dhe Meto është përzgjedhur të luajë si mbrojtës i djathtë, kurse Magani është zhvendosur në të majtë. Sefa si gjithmonë në sulm, me mbështetjen e Pepës dhe Branicës nga krahët.

Kategoria Superiore – Java 30

E shtunë, më 21 prill 2018, ora 16:00

Vllaznia – Luftëtari

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Orelesi, Krymi, Vucaj, Ribaj, Lika, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka
Luftëtari: Athanasopulos, Liçaj, Jakovljevic, Rapa, Jackson, Ramadani, Aleksi, Abazaj, Rroca, Bregu, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja Rejdi Avdo, Denis Rexha, Adrian Beqiri
Delegat: Alban Tafaj
Vëzhgues: Prek Pjetrushi

 

Kamza – Lushnja

Kamza: Avdyli, Idrizaj, Cukovic, Kuqi, Zguro, Fukui, Arrabal,  Malaj, Mehmeti, Plaku, Fili. Trajner: Julian Ahmataj
Lushnja: Bejte, Meto, Premçi, M.Korreshi, Magani, Branica, Taullau, Gava, Papa, Pepa, Sefa. Trajner: Ilir Gjyla

Gjyqtarë: Olsid Ferataj, Enea Pashaj, Nuri Rrapaj, Emirion Sino
Delegat: Lysien Nurishmi
Vëzhgues: Mikel Shestani

Related posts

MILAN MBËRRIN NË KOSOVË/ Shumë tifozë kanë dalë për të pritur klubin e zemrës

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Liverpool mbetet perfekt, “Topçinjtë” magjik përmbysin me 10 lojtarë

Delo.autor

LeBron James dhe Paul George, dy objektivat e Lakers për sezonin e ri

Sadik.Autor

Leave a Comment