Futboll Sport

GOLI MË I BUKUR I SEZONIT/ Roveshata e Ronaldos për Juventusin drejt marrjes së “çmimit”

Goli i shënuar me roveshatë nga Cristiano Ronaldo kundër Juventus në çerekfinalen e sezonit të fundit të Champions League është natyrisht mes kandidatëve për çmimin “goli më i bukur i sezonit” në faqen zyrtare të UEFA.

Janë 11 golat kandidatë për çmimin e këtij viti, të seleksionuar nga vëzhguesit teknik të UEFA, që kanë zgjedhur nga një gol për çdo kompeticion UEFA të zhvilluar në 12 muajt e fundit. Merren në konsideratë vetëm golat e realizuar në kompeticionet UEFA për klube ose përfaqësuese.

  • Lucy Bronze (LYON – Manchester City 1-0, gjysmëfinale e UEFA Women’s Champions League, 29/04/18);
  • Olga Carmona (Zvicër – SPANJË 0-2, faza e grupeve të Kampionatit Europian U-19 për femra UEFA, 21/07/18);
  • Elisandro (Sporting CP – INTER FS 2-5, finale e UEFA Futsal Cup, 22/04/18);
  • Elliot Embleton (Turqi – ANGLI 2-3, faza e grupeve të Kampionatit Europian U-19 UEFA, 17/07/18);
  • Christian Eriksen (Republika Irlandës – DANIMARKË 1-5, play-off kualifikuese për Kupën e Botës, 14/11/17);
  • Paulo Estrela (PORTO – Besiktas 5-1, faza e grupeve UEFA Youth League, 13/09/17);
  • Eva Navarro (Gjermani – SPANJË 0-2, finale e Kampionatit Europian U-17 për femra UEFA, 21/05/18);
  • Dimitri Payet (MARSEILLE – Leipzig 5-2, çerekfinalja e UEFA Europa League, 12/04/18)
  • Gonçalo Ramos (Slloveni – PORTUGALI 0-4, faza e grupeve e Kampionatit Europian U-17 UEFA, 07/05/18);
  • Ricardinho (PORTUGALI – Rumani 4-1, faza e grupeve të UEFA Futsal EURO, 31/01/18).

Related posts

PËRBALLJA ME ANGLINË/ Ish-futbollisti i thur elozhe Vedat Muriqit: Mos u habisni kur ta kërkojë gjiganti spanjoll…

Delo.autor

GJESTI PROVOKUES/ Futbollisti i Milan e tepron pas derbit, mund të ndëshkohet me një ndeshje

Delo.autor

RIVALË NË MERKATO/ “Djajtë e Kuq” dhe Manchester City në “LUFTË” për të “RRËMBYER” Iscon, ja ofeta “GALOPANTE”

Delo.autor

Leave a Comment