Futboll Sport

Botërori 2018/ Politikat e veçanta për popullin e vogël

Tifozët nga Brunei, që dëshirojnë të udhëtojnë në Rusi për të parë Botërorin 2018-të do të pajisen me një kartë të posaçme që të mund të qëndrojnë më gjatë. Ambasadori rus në Brunei, Darussalam Vladlen Semivolos në një konferencë për shtyp ka njoftuar qytetarët që dëshirojnë të ndjekin Kupën e Botës, të pajisen me një kartë të personalizuar vizitori ose ID Fan që i siguron të shkojnë pa vizë në Rusi gjatë periudhës së turneut. Falë kësaj karte ato do të kenë mundësi që të qëndrojnë më gjatë edhe si vizitorë, që të mund të shëtisin në destinacionet e tyre të preferuara.

“Aktualisht, qytetarët në Brunei gëzojnë një udhëtim 14-ditore pa viza në Rusi, por me këtë ID Fan, ata mund të qëndrojnë gati një muaj gjatë turneut të Kupës së Botës që nga 14 qershori e deri më 15 korrik”- sqaroi ai në konferencë.

Ambasadori ka rënë dakord me FIFA-n dhe me Federaten Ruse të Futbollit që tifozët e Brunei të mund të aplikojnë për këtë kartë dhe të marrin pjesë në Botëror.

Ndër të tjera, ambasadori zbuloi se janë ndarë 1.698.049 bileta për tifozët në mbarë botën që nga shtatori i vitit të kaluar e deri më sot. Në fazën e fundit të shitjes që nisi me 13 mars, u shitën një total prej 394,433 biletash.

SHBA Argjentinë, Kolumbi, Meksikë, Brazil, Peru, Kinë, Gjermani, Australi dhe Indi, janë 10 shtetet ku tifozët kanë blerë më shumë bileta. Tridhjetë e dy ekipe do të marrin pjesë në këtë garë ndërkombëtare, që do të luhet në 12 arena të ndryshme në 11 qytete ruse. Stadiumi më i madh është ai Luzhniki në Moskë, me 81 mijë vende.

Related posts

NAPOLI-BARCELONA/ Ndeshja mes frikës së koronavirusit. Nuk ka fitues. Gjithçka vendoset në “CAMP NOU”

F.autor

REVULUCION I POCHETTINO-S/ 15 lojtarë nxirren në shitje, a shpëton Broja?

F.autor

SUPERLIGA/ SPEKTAKËL PA FITUES: Laçi prish festën e Kukësit në “Elbasan Arena”

Isa.Autor

Leave a Comment