Sport

ARRITJE HISTORIKE/ Sportistja koreane thyen rekordin 25-vjeçar në Lojërat Olimpike

Shigjetarja koreane An San ka thyer një rekord olimpik që mbahej që nga viti 1996 duke arritur të shënojë 680 pikë nga 720 të mundshme në garën kualifikuese në këtë disiplinë.

20-vjeçarja u tregua mjaft precize duke treguar një maturi të madhe në pjesëmarrjen  e parë në karrierë në këtë kompeticion të rëndësishëm. Korea e Jugut u përfaqësua me 3 shigjetarë të cilat së bashku arritën të mbledhin 2032 pikë dhe ky një rekord olimpik në grup.

Pas rekordit, sportistja u shpreh: ‘’Në të vërtetë nuk e prisja të thyeja rekordin. Jam e lumtur, është hera ime e parë në Lojërat Olimpike, kështu që jam vërtet e kënaqur që arrita të thyej këtë rekord. Gjithçka shkoi sipas planit. Megjithëse kishte pak erë, ishte krejtësisht mirë. Më pëlqen si performova’’.

Related posts

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Tifozët e presin për t’i “nxirë jetën”, Higuain e “djeg” me Despaciton

Isa.Autor

TRIUMFOJNË NË “SELMAN STËRMASI”/ 2 talentet e akademisë nderojnë Tiranën, bardheblutë 3 pikë larg titullit

Delo.autor

SFIDA NDAJ DEBRECEN NË “ELBASAN ARENA”/ Ja çmimet e biletave që vendosin “Verilindorët”

Delo.autor

Leave a Comment