Futboll

Botërori 2022, Amerika e Jugut i jep asist Shqipërisë

Normalisht, është kompeticioni nga i cili përfitimet janë shumë të mëdha, qoftë në anën ekonomike, por edhe atë të prestigjit. Por, Shoqata e Futbollit të Amerikës së Jugut, e njohur shkurtimisht me emrin CONMEBOL, i ka bërë një kërkesë të veçantë FIFA-s.

Bëhet fjalë për zgjerimin e numrit të kombëtareve pjesëmarrëse që në edicionin e ardhshëm, atë të vitit 2022 që do të zhvillohet në Katar. Deri më tani është e planifikuar që ky zgjerim do të ndodhë në turneun e vitit 2026, ndërsa këtë vit në Rusi dhe pas 4 viteve në Katar do të jetë me 32 shtete pjesëmarrës.

Kjo kërkesë e vendeve të Amerikës së Jugut në FIFA mund të rezultojë e suksesshme, por këtu ka shumë vend për t’u diskutuar. Megjithatë, koha e këtij turneu nuk lë shumë vend për të diskutuar, për vet faktin sepse kanë mbetur vetëm 28 ditë në dispozicion për të dhënë konkluzionet e fundit rreth Botërorit të Katarit. Ky i fundit është shtyrë për t’u zhvilluar në nëntor dhe dhjetor të vitit 2022 për shkak të temperaturave të larta që ka ky vend gjatë muajve të verës.

Por, në rast se kjo kërkesë merret parasysh dhe rezulton e suksesshme, atëherë shanset do të jenë më të mëdha që Shqipëria të marrë pjesë në Botërorin e vitit 2022 që do të zhvillohet në Katar. Kujtojmë që Shqipëria u kualifikuar në Europianin “Francë 2016” pasi u aplikua zgjerimi i numrit të vendeve pjesëmarrëse. Kjo i shërbeu kuqezinjve që të kualifikoheshin pa kaluar në fazën play-off, gjithashtu iu afruan mundësisë për të kaluar në fazën pasardhëse, e cila do të ishte historike për kombëtaren tonë.

Related posts

TRE FRANCEZË NË GARË PËR NJË VEND NË FUSHË/ Juventus kërkon për sezonin ardhshëm liderin…

Delo.autor

Mbrëmja Gala për “Ambasadorët e Sportit”, Lorik Cana merr çmimin kryesor

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Super kompjuteri zgjedh fituesin e Premier. Lajme të këqija për Guardiolën dhe Mou

Delo.autor

Leave a Comment