Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Mbrojtësi Joao Miranda largohet nga Inter, dhe transferohet tek…

Zhoao Miranda tashmë nuk është më një lojtar i Interit, pasi ka zyrtarizuar transferimin tek kinezët e Jiangsu Suning.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Twitter”, skuadra zikaltër ka njoftuar se mbrojtësi brazilian, do të transferohet në kampionatin kinez tek Jiangsu Suning.

34-vjeçari u bashkua me Interin në 2015, dhe gjatë katër sezoneve me zikaltërit, ai zhvilloi 121 ndeshje duke shënuar edhe një gol. Jiangsu Suning dhe Interi janë të dyja në pronësi të Grupit Suning, dhe kjo ka bërë që transferimi të jetë i lehtë për tu realizuar.Miranda-De Vraj-Skrinjar

Raportohet se Miranda do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare, me klubin kinez, që do ta mbajë të lidhur deri në verën e 2022. Për mbrojtësin interesohej edhe Monako, por braziliani vendosi ta vazhdojë karrierën e tij larg Europës.

Related posts

MBRËMJA GALA “TOPI I ARTË 2024″/ Njihuni me të nominuarit

F.autor

SHORTI I CHAMPIONS/ Duel titanësh për Realin dhe Barcelonën, Juventus me fat, ja 8 përballjet…

Delo.autor

PËSOI SULM ANKTHI PAS NDARJES NGA PIQUE? Shakira sqaron si qëndron e vërteta: Njerëz po marr shumë…

F.autor

Leave a Comment