Futboll Sport

Botërori, Batistuta këshillon Argjentinën dhe ka një merak për Messin

Gabriel Batistuta ka paralajmëruar se Argjentina nuk mund të mbështetet te Lionel Messi në Botërorin e Rusisë ashtu siç ata bënë në periudhën kualifikuese. “La Albiceleste” mori vetëm shtatë pikë nga një 24 të mundshme pa “bombën atomike” në periudhën paraeliminatore. Me të, ata morën 21 pikë nga 30 të mundshme, duke arritur kulmin me fitoren 3-1 në Ekuador, ku Argjentina siguroi se nuk do të humbte pjesëmarrjen Botëror, ku ata nuk mungonin që nga ai i Meksikës që u zhvillua në vitin 1970.

“Messi është një lojtar që mund të luajë në çdo ekip”, tha Batistuta. “Unë gjithmonë do ta dëshiroja atë në ekipin tim, por të varesh të një lojtar nuk duket e drejtë për mua, sepse me nivelin e ekipeve kombëtare që do të përballemi në Botëror, të varemi te një lojtar është shumë e rrezikshme”.

Mosbesimi te Messi nuk është problemi i vetëm për të cilin trajneri Jorge Sampaoli duhet të gjejë një zgjidhje. Askush nuk e ka bërë pozicionin e sulmuesit, edhe pse Argjentina ka emra të tillë si: Sergio Aguero, Dario Benedetto, Gonzalo Higuain, Mauro Icardi dhe Lautaro Martinez.

“Për mua, numri 9 duhet të jetë Higuain, dhe [mendoj] se trajneri mendon të njëjtën gjë”, tha Batistuta. “Ka shumë presion mbi të – çdo kontakt duhet të jetë një gol. Le të shpresojmë se në Kampionatin Botëror secili prej tyre do të marrë pjesën që i takon”.

“Ekzistojnë edhe numra të tjerë në pozicionin e numrit 9 që mund t’i japin garanci trajnerit. Nuk ka problem të ketë aq shumë opsione. Është një problem i mirë, një bollëk që shumë vende nuk e kanë”.

Argjentina është në Grupin D në Rusi 2018, së bashku me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë. Batistuta është i vetmi që ka shënuar një tripletë në më shumë se një Botëror, e realizoi kundër Greqisë në vitin 1994 dhe kundër Xhamajkas në 1998. ‘Batigol’ ishte shënuesi i rekordit të Argjentinës për 20 vjet – ai ndau dallimin me Diego Maradona-n për 15 muaj – derisa u parakalua nga Messi në vitin 2016.

Related posts

DASHURIA PËR FUTBOLLIN/ Çmenduri ruse, 6 ultras ndërmarrin udhëtimin epik 

Isa.Autor

“VJEN NJË KOHË NË JETË KUR…”/ U rrit te klubi holandez, futbolllisti me mesazh emocionues lamtumire

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Përcaktohen çiftet: Tirana “zjarr” ndaj vlonjatëve. Ja përballjet e turit të dytë

Isa.Autor

Leave a Comment