Futboll Premier League Sport

Mourinho largohet nga gara për Matuidi dhe fokusohet te ylli i Real Madridit

Nuk është sekret që trajneri José Mourinho nuk është i lumtur me skuadrën e tij të Manchester United, duke besuar se në verë do të ketë disa afrime të reja, në mënyrë që të sfidojnë Manchester City-n për titullin e Premier League sezonin e ardhshëm.

Në të vërtetë, trajneri portugez e di mirë se mesfusha e tij ka çaluar herë pas here gjatë fushatës aktuale dhe ai është i vendosur të bëjë disa afrime të rëndësishme në këtë repart kur të hapet merkato e transferimit. Blaise Matuidi është dëshira e United, por ai s’mund të shitet, pasi konsiderohet i paprekshëm nga drejtuesit e Juventusit, Beppe Marotta dhe Fabio Paratici, të cilët e kanë detyruar Mourinho-n dhe drejtuesit e United të kërkojnë opsione alternative.

Superylli i Real Madridit, Toni Kroos tani është shfaqur si një objektiv i mundshëm. Me të ardhmen e tij afatgjatë në kryeqytetin spanjoll thuhet se ka dyshime.

Në mënyrë të ngjashme me trajnerin portugez, presidenti i “Los Blancos”, Florentino Pérez ka si synim kryerjen e një revolucioni në ekipin që drejtohet nga Zinedine Zidane, që në mënyrë të pashmangshme do të thotë se disa emra të profilit të lartë do të largohen nga “Santiago Bernabeu” gjatë verës. Sigurisht Kroos është një nga lojtarët më të mirë të kampionëve të Evropës, por për të afruar disa lojtarë të mëdhenj, “Galaktikët” do të kenë nevojë të shesin.

Mourinho e preferon mesfushorin gjerman dhe është gati të kënaqë kërkesat e Realit, por varet se çfarë përgjigje do të japin drejtuesit dhe vetë lojtari, i cili ndihet i lumtur në Madrid. Gjithashtu alternativat e tjera të portugezit janë: Arturo Vidal, Sergej Milinkovic-Savic, Marco Verratti, Fred, Jean Michael Seri dhe Jorginho. Shumë emra, prej tyre disa me eksperiencë të madhe, por tani mbetet të shihet sesi do të veprojnë drejtuesit e “Djajvë të Kuq” për të kënaqur José Mourinho.

Related posts

Ish-sulmuesi i Marsejës nënshkruan me skuadrën shqiptare…

Q.Autor

HISTORIA/ Southgate, truri i Anglisë që trajneri i tha ta linte futbollin

Delo.autor

NIS KUPA E SHQIPËRISË/ Partizani dhe Kukësi do mësojnë kundërshtarët

Delo.autor

Leave a Comment