Futboll Sport

Botërori i Rusisë, organizatorët në ankth, por stadiumi i fundit jep përgjigjen

Më në fund hapen dyert edhe në një nga stadiumet që do të presë ndeshjet e Kupës së Botës që do të zhvillohet në muajt qershor dhe korrik të këtij viti në Rusi. Pikërisht, dy muaj para se të nisë evenimenti më i madh i futbollit në botë.

“Samara Arena” u testua të shtunën, pikërisht në ndeshjen e nivelit të Kategorisë së Dytë, kur Krylya Sovetov Samara fitoi 2-1 kundër Fakel Voronezh, ndërsa të pranishëm ishin 14 mijë tifozë. Por, kapaciteti i stadiumit është 45 mijë vendës.

Vonesa për hapjen e dyerve të këtij stadiumi erdhi për shkak të dizajnit të mbulesës së impiantit, ku është dashur që të përsëritet disa herë çatia e tij. Ky stadium ngjalli shpeshherë debate mbi shpenzimet për këtë stadium mes zyrtarëve qeveritarë dhe kompanive të kontraktuara për ndërtimin e impiantit.

Për ndeshjen e së shtunës ishin të hapura vetëm vendet e stendave, ku u testua sistemi i kontrollit dhe pjesës tjetër të infrastrukturës. Në këtë stadium do të zhvillohen gjashtë ndeshje gjatë evenimentit të Kupës së Botës, duke përfshirë dhe ndeshjet çerekfinale.

Gjatë periudhës që do të zhvillohen ndeshjet në grupe ky stadium do të mirëpresë ndeshjen Rusi – Uruguai, ku në fushë pritet të jetë dhe Luis Suarez, ylli i Barcelona-s.

Related posts

SUPER SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Udhëzimet e Shehit, nuk do të shohë një Tiranë si në derbi

Delo.autor

PAS SHKARKIMIT TË MOURINHOS/ Shaqiri: Më dërguan shumë mesazhe kur ndodhi kjo gjë, nuk mendoj se…

Isa.Autor

Juventus, e ardhmja kushton 80 milionë euro

Q.Autor

Leave a Comment