Futboll Seria A Sport

STATISTIKA TË FRIKSHME/ “Mbret” i Europës, bomberi Lukaku si snajper nga pika e bardhë

“Rigorozi” Romelu ka një rutinë, përse ta ndryshojë nëse funksionon kaq mirë? Vendos sytë mbi top, zgjat hapin e fundit me këmbën e djathtë dhe, në momentin që do të godasë me të majtën, ngre më në fund vështrimin te portieri: si në një duel në filmat “western”, i mjafton një shikim minimal dhe është fundi. Nëse ai shikon në njërin krah, topi përfundon thuajse gjithmonë në atë krah.

Kështu, me këto siguri të vogla, Romelu Lukaku është shndërruar në goditësin më të mirë të penalltive në pjacë. Të mërkurën me Uellsin ka zgjatur një seri që ecën nga fundi i gushtit 2017. Nga ai moment ka realizuar 18 penallti nga 18 duke konsideruar gjithë kompeticionet, me klube dhe kombëtare. Nuk ekziston lojtar tjetër i një kampionati që është ngjitur kaq lartë. E kotë të thuhet edhe se sa ftohtësia e Romelut është shndërruar në faktor për titullin. Interi i Kontes njeh aspektin e durimit, di të presë momentin më të mirë për të kaluar si një tank mbi rivalët. Me shumë fizik dhe shpejtësi, është e lehtë të mos pësohet faull në zonë. Dhe nga ajo pikë, mjafton të marrësh topin në rrjetë: specialisti Lukaku është një siguri, si taksat.

ÇFARË SERIE – Nuk ka qenë gjithmonë kështu, si në çdo aspekt të lojës së tij. Ka korrigjuar defektet. Prej vitesh punon mbi teknikën dhe psikologjinë. Në luftën e nervave me portierët, i ri, kishte vesin e vështrimit të tepërt me rrezikun për të ezituar. Tani është një bllok akulli dhe dallohet. Në “Appiano” ndodh shpesh që provon dhe riprovon specialitetin: bombardimi në fundin e stërvitjes është i destinuar për Radun dhe Padelin. E megjithatë, për thuajse dy vite, është përjashtuar çuditërisht nga shërbimi. I ka ndodhur të humbasë një te Junajtid: më 26 gusht të 2017- ës, të tretin në Premier Ligë, i bllokuar nga Kasper Shmajkëll, portier i Lestërit. Nga ai moment Mou preferoi të tjerë: Marsialin e më pas Pogbanë. Ndër të tjera, Lukaku, vetëm tri ditë më pas, më 30 gusht, ishte bërë të falej nga pika e bardhë me një gol në një goleadë ndaj Groenlandës. Më pas dy sezone bllokimi absolut, edhe me Belgjikën dhe vetëm nga momenti kur u transferua në Milano u rikthye në aksion. Vitin e kaluar ndau detyrën me “binjakun” Lautaro, deri në momentin kur argjentinasi nuk dështoi në një penallti në rënien e korrikut në “San Siro” ndaj Bolonjës. Në atë moment Lukaku u shndërrua në mbajtësin e vetëm të katedrës: Kontes me siguri nuk i vjen keq, duke konsideruar rezultatet.

VETËM NJË HERË… – Nga momenti kur është veshur zikaltër, Lukaku megjithatë ka shënuar 14 nga 14: nëse përjashtohen disa gola në Ligën e Europës të vitit 2020 dhe ai i fundit ndaj Milanit në Kupën e Italisë, në total në Serinë A është “vetëm” 11 dhe ka shënuar gjithmonë në krahun e kundërt ku është hedhur portieri. Është megjithatë i dyti në historinë interiste, përpara Mateusit, Vierit dhe Ibrës, por në vendin e parë ndodhet Bonimba me 19 radhazi.

Related posts

EDITORIAL NGA FREDERIK HARMEL/ Kujdes Francë, Mbappe është… “neymarizuar”

Delo.autor

HIDHET SHORTI I LIGËS SË KAMPIONËVE/ Mësohet çifiti i parë. Juventus do të ndeshet me…

F.autor

CR7 LUAN ME DY PORTA/ Ronaldo thërret në Torino agjentin, gati plani për të qëndruar

Delo.autor

Leave a Comment