Futboll Sport

Buffon e thyen heshtjen, por thotë se nuk pendohet për komentet drejtuar gjyqtarit

Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, i ka mbrojtur komentet që i bëri në mesjavë në drejtim të gjyqtarit Michale Oliver, duke thënë se edhe sikur t’ia prishnin reputacionin, i duhej t’i thoshte ato fjalë.
Portieri italian u përjashtua nga loja me karton të kuq pasi gjyqtari Oliver akordoi penallti kontroverse në sekondat e fundit të ndeshjes, pas të cilës Real Madridi e eliminoi Juventusit dhe kaloi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Buffon u kritikua për komentet e tij pas ndeshjes, veçanërisht pasi e quajti Oliverin vrasës të ëndrrave.

Tani, ai e ka thyer heshtjen dhe nuk duket i gatshëm të kërkojë falje.

“Nuk kap pse kërkoj falje sepse jam një qenie njerëzore i cila vë shumë pasion, ndjesi dhe inat në atë që bën”, ka thënë Buffon për programin televiziv “Le Lene”.

“Ju gjithmonë gjeni një mënyrë për t’u shprehur, gabimisht apo drejtësisht, e cila mund të duket e tepruar… por ky jam unë, unë jam Gigi Buffon. Do t’i thosha ato fjalë përsëri. Mbase me një stil ndryshe të gjuhës, me një stil më të civilizuar, të themi. Por, përmbajtja e tyre mbetet e njëjta dhe qëndroj prapa asaj që kam thënë”, shtoi ai.

 

 

Related posts

Sulmuesi i Milan drejt Madridit, mungon vetëm “po” e kuqezinjve…

Isa.Autor

“ÇMENDURI” NË SERIE A/ Ndizet sfida Fiorentina-Atalanta, realizohen 3 gola në 10 minuta (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Vettel emocionon me fjalët e tij: Dështova te Ferrari, doja titullin për Schumacher

Delo.autor

Leave a Comment