Bundesliga Futboll Sport

BUNDESLIGA/ Bayern fiton “provën gjenerale” në prag të Real-it

Bayern Munich ka fituar ndeshjen e radhës në Bundesliga me një rezultat 3-0 ndaj Hannover në HDI-Arena. Ishte një ndeshje jo edhe aq e lehtë për bavarezët e Heynckes dhe kjo për shkak se trajneri gjerman kishte bërë disa ndryshime në formacionin e tij duke parë që luan në gjysmëfinalen e Champions League të mërkurën ndaj Bayern Munich.

Por nga ana tjetër lojtarë si Mai, Sule, Rudi dhe Wagner mund të tregonin veten e tyre për ndeshjet e ardhshme. Pas një pjese të parë të qetë dhe pa shumë momente kulmore, Bayern gjen avantazhin në minutën e 57’ të pjesës së dytë me Thomas Muller. Sulmuesi gjerman ka shkëlqyer me fanellën e kuqe që kur Heynckes u ul në stolin e ekipit.

Ai ishte goli që hapi lojën për bavarezët dhe në minutën e 73’ vuloset fitorja me anë të Robert Lewandowski-t që kishte vetëm pesë minuta që kishte hyrë në fushë. në fund të takimit ishte Rudy që shënoi edhe një gol të tretë për vizitorët që tani mund të fokusohen plotësisht te Real Madrid.

Related posts

Medalje e artë për Kosovën, Gjakova ia del në Grand Prix Zagreb 2018

Isa.Autor

MIQËSORJA NË ARMENI ANULOHET PREJ LUFTËS/ FSHF e pranishme në Jerevan, UEFA cakton arbitrat. Zbulohen prapaskenat

Delo.autor

POLEMIKA TË SHUMTA NË TORINO/ Juventus kërkon ta shesë, Ancelotti do me çdo kusht mesfushorin…

Delo.autor

Leave a Comment