Futboll Seria A Sport

SERIA A/ U turpërua nga Benevento, Gattuso-s ndëshkon lojtarët

Në fazën e parë ka qenë një gol i portierit Brignoli, në minutën e fundin, që i ka lënë një shije shumë të hidhur në gojë. Të shtunën në mbrëmje ka qenë Iemmello. Gjithmonë kundër Benevento-s. Verdhekuqtë duket se janë kthyer në një makth të vërtetë për trajnerin e Milan.

Ajo e djeshmja ka qenë një fitore historike në Serinë A (e para në transfertë dhe në “San Siro”) për një skuadër që mund të konsiderohet e rënë në Serinë B. Gjithashtu, ai gol i ka dhënë një goditje të rëndë shpresave të kuqezinjve për Europën.

Renditja, në fakt, nuk është aspak inkurajuese për milanezët, të cilët rrezikojnë të humbin vendin e gjashtë. Trajneri Gattuso nuk i ka kursyer kritikat ndaj skuadrës së tij në fundin e ndeshjes dhe ka vendosur t’i ndëshkojë lojtarët e tij duke i hequr ditën e pushimit (duhej të ishte kjo e sotmja) dhe duke i grumbulluar ata në qendrën stërvitore.

Ndoshta, do të shërbejë për të kthjelluar idetë, për të kuptuar se ndeshje të tilla të turpshme nuk mund të pranohen, nuk janë të denja për një klub si Milan. “U kam thënë lojtarëve se ndihem shumë i turpëruar, por duhet ta ndjejnë dhe ata një gjë të tillë”, ka thënë Gattuso.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Benzema: Goli ndaj Liverpool nuk ishte fat

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Slavia “shokon” Chelsean, shënojnë dy gola në 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Tottenhami mund të rikthej, Gareth Bale në “Londër”

Sadik.Autor

Leave a Comment