Futboll Ligue 1

Cavani injoron Champions-in: Ky është trofeu që dua më shumë

Edinson Cavani, sulmuesi i Paris Saint-Germain, ka ngritur të shtunën trofeun e radhës me klubin francez. Parisienët, në fakt, kanë mundur 3-0 Monaco në finalen e Kupës së Ligës falë një dygolëshit të “Matador” dhe një realizimit të Di Maria-s.

Gjtiashtu, PSG do të fitojë edhe kampionatin francez, duke parë se kryeson në Ligue 1 me një avantazh prej 17 pikësh ndaj Monaco. E vetmja njollë e zezë e këtij sezoni ka qenë eliminimi në Champions League nga Real Madrid.

Por për ish-sulmuesin e Napoli-t, ëndrra e tij nuk është “kupa me vëshët e mëdhenj”, siç ka zbuluar në një intervistë të dhënë për “DirectTV”:

“Preferoj të fitojë Kupën e Botës se sa Champions League. Botërori do të ishte kulmi i karrierës. Duhet të japim gjithçka në fushë për Uruguain, kultura jonë na shtyn ta mbrojmë këtë fanellë si të ishim luftëtarë”.

Related posts

FORMULA 1/ Piastri bën fenomenin në Katar, fiton garën e sprint dhe pastaj merr edhe pole-position

F.autor

Napoli i Hysaj një hap larg historisë, mund të barazojë rekordin e Interit dhe Milanit

Q.Autor

“BOMBA” E MERKATOS/ Juventus për rekord me dyshen Dzeko-CR7

Delo.autor

Leave a Comment