Futboll Seria A

“Çfarë i mungon Juventus-it? 500 milionë euro

“Real Madrid, Barcelona dhe Bayern Munich janë në një kategori tjetër, më pas vijnë të tjerët…”. Flavio Briatore, ish-menaxher i Formulës 1, e ka renditur Juventus-in mes ndjekësve të tre mbretëreshave të Europës.

“Çfarë u mungon bardhezinjve për të qenë në një nivel? 500 milionë euro, – ka shpjeguar Briatore. – Është vetëm një çështje buxheti, është njësoj si të të mungojë gjysmë sekonde në Formula 1: duhen para dhe pilotë”.

Si tifoz i zjarrtë i Juventus, Briatore njeh meritat e Buffon me shokë: “Në Itali kanë bërë një kampionat të jashtëzakonshëm dhe Allegri ka bërë një punë shumë të mirë. Mendoja se do të shkonim 7 pikë larg Napoli-t, që nuk mendoja se do të fitonte, por më pas ka ardhur ai tipi (Diaëara), të cilin as e njoh, dhe ka bërë një gol alla Del Piero”.

Related posts

INTER SHPËRDORON NJË THESAR NGA PËRMBYSJET/ Duhen kampionë që mbyllin llogaritë dhe një stol në lartësi

Delo.autor

SFIDA SKËNDERBEU-PARTIZANI/ Gega: As barazimi nuk do më kënaqte, Çanin e shikoni…

Sadik.Autor

Gjoka: Lushnja e rënë? Vllaznia e ka pësuar vjet nga Korabi

Sadik.Autor

Leave a Comment