Futboll

Rrëfehet Ze Maria: Tek Tirana dua objektiva, Partizani na ka prishur fushën

I ftuar në emisionin Rubrika Sportive në Rtsh, tekniku Ze Maria flet për situatën e Tiranës, por edhe për Superioren në veçanti.

 

Situata…
Është e vështirë kur je Tirana, kur je ekipi më i mirë në vend. Të gjithë do duan të të ndalin. Nëse e lëshonim pak veten, të tjerët na krijonin probleme.

 

Marrëdhëniet e acaruara me tifozët…
Para se të vija këtu, dëgjoja se tifozët e Tiranës ishin më të nxehtët e vendit, ata që mbushnin stadiumin. Për fat të keq, nuk e pata këtë kënaqësi. Doja që ta shikoja stadiumin plot. Ne luajmë për veten tonë, por edhe për tifozët dhe klubin e shoqërinë. Pak herë i kam parë tifozët, por shpresoj që vitin tjetër ta shohim stadiumin plot.

Nëse kjo Tiranë do ishte në Superiore, në çfarë vendi besoni se do ishte?
E vështirë të them këtë. Kam luajtur me Kukësin dhe Vllazninë, pastaj edhe një miqësore me Laçin. Mendoj se do bënim një figurë të mirë. Nuk e di a do fitonim kampionatin, por jam i sigurt se do i bezdisnim të gjitha skuadrat e tjera, me aq sa kam parë. Tirana dukej që ishte rastësisht dhe kalimtare në Kategorinë e parë.

Keni rinovuar me Tiranën? Keni ndonjë kusht?
Kushti im, janë objektivat. Çfarë do të bëjë Tirana? Tirana duhet të luajë për të fituar çdo gjë, për vitin e ardhshëm. Duhet të ketë një organikë që të mund të luftojë e barabartë me këdo, dhe jo thjesht të marrë pjesë. Ndonjëherë nuk fitohet vetëm në fushë, duhet një organizim i tërë. Djemtë duhet të mendojnë të luajnë futboll. Rinovimi nuk ka ardhur ende, por jemi në negociata.

Marrëdhëniet me presidentin? Ka ndërhyrë ndonjëherë, për djalin?
Të kesh djalin e presidentit në ekip, tek unë nuk ka ndikuar aspak. Ia kam bërë të qartë, nuk kam ardhur të trajnoj djalin e tij. Në ndeshjet që ka luajtur, është aktivizuar sepse ka luajtur mirë në stërvitje gjatë javës, jo sepse quhet Halili.

Dënimi i Skënderbeut…
Është diçka që e dëmton skuadrën, pasi ishte paraqitur mirë në Ligën e Europës. Dënimi e dëmton, por në krahun tjetër është edhe një dëm për të gjithë skenën futbollistike shqiptare.

Situata tek Partizani…
Banoj pranë stadiumit, luajnë në stadiumin tonë, dhe na kanë prishur fushën (qesh). Janë skuadër e fortë, nga krahët luajnë mirë.

Goli i Sukajt…
Tek Interi, ishte Rekoba ai që shënonte shpesh gola të tillë. Edhe Rivaldo nga Brazili. Goli i Sukajt është mjaft i bukur, dhe meriton notën 10.

Related posts

Europa League/ Grizman shënon golin e dytë ndaj Marsielles

Sadik.Autor

Vetëm Messi dhe Suarez e arrijnë këtë gjë

Sadik.Autor

Formacionet zyrtare/ Epoka e re e Spanjës nis pikërisht në “Wembley” kundër Anglisë

Isa.Autor

Leave a Comment