Futboll Seria A Sport

Çfarë ka Interi më shumë se Lazio e Roma? Jua tregon Spalletti me një fjali

Luciano Spalletti u ka kërkuar lojtarëve të tij që në përballjen e nesërme ndaj Chievos “të vendosin zemrën në fushë”. Ndeshje e vlefshme për javën e 34-ët të Serie A. Zikaltërit janë një pikë larg vendit të tretë (Roma) dhe të katërt që mbahet nga Lazio i Thomas Strakoshës. Të treja ekipet synojnë që në fund të sezonit të kapin një vend për në Champions League, ndaj gara për këtë objektiv vazhdon të jetë ende e hapur dhe e fortë mes rivalëve.

“Në këtë moment kemi nevojë vetëm për zemër, karakter dhe ndjenjë. Duhet të japim diçka më shumë. Kemi një ekuilibër që na lejon që të luajnë Karamoh dhe Rafinha së bashku”- ka thënë tekniku i zikaltërve.

Mungesa e Gagliardinit

“Nuk do të ndihet mungesa e tij, pasi fatmirësisht kemi lojtarë si Candreva, Cacelo dhe Skriniar, të cilët mund të luajnë. Vecino është kthyer dhe po stërvitet shumë mirë, kështu që jemi në rregull. Na vjen keq për Gagliardini, por kemi gjetur një ekuilibër. Situata na çon tek zgjedhjet e tjera. Mendoj që Gagliardini, duke parë integritetin fizik, me shumë mundësi do të jetë gati për në fushë para ndeshjes së fundit”.

Lazio dhe Roma

“Nuk e di se çfarë kemi më shumë se Lazio dhe Roma, por kemi një pikë më pak. Ne kemi cilësitë tona si Inter, pra ne jemi Inter”.

Karamoh dhe Rafinha

“Në këtë fazë të kampionatit skuadra është e gjitha gati. Do të shohim se çfarë do të bëjmë e çfarë do të arrijmë. Mund të gjejmë ekuilibrin gjatë ndeshjes”.

Brozovic

“Ai ka një personalitet, merr përgjegjësinë për t’u provuar në disa ndeshje, për të dhënë zgjidhje dhe të zhbllokojë ekipin. Në momente të tjera nuk e ka gjetur forcën e karakterit për t’i shfaqur apo mbrojtur këto cilësi. Jam i bindur që tani ka gjetur ekuilibrin e nevojshëm. Kjo është me shumë rëndësi në skuadrën tonë”- ka përfunduar Spalleti.

Related posts

Marcelo pranon “rrëmujën” te Reali: Jemi të trishtuar dhe të zhytur

Q.Autor

STRATEGJIA E SPALETIT TE INTER/ I butë kur humbet dhe agresiv …….

Isa.Autor

“NDIZEN ËNDRRAT” ZIKALTËR/ Marotta PROJEKTON 3 super mesfushorët për INTERIN E MADH

Isa.Autor

Leave a Comment