Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Chelsea nis kontaktet me Juventus për Chiesa-n dhe De Ligt. Ja oferta e “çmendur”…

Siç e do tradita, përpara sfidave të Ligës së Kampioneve, sidomos në klubet e mëdha ku interesat mes palëve janë edhe më të fortë, edhe mesditën e djeshme presidenti Andrea Anjeli, shoqëruar nga zëvendësi i tij, Pavel Nedved dhe drejtori sportiv, Federiko Kerubini, kanë drekuar me delegacionin e drejtuesve të bluve të Londrës, të udhëhequr nga Marina Granovskaia.

Ndonëse është e rrallë të shohësh një femër në krye të një klubi dhe për më tepër që të ketë në dorë bisedimet për merkaton e fuqishme të një klubi si Çelsi, drejtoresha sportive e skuadrës angleze pa dyshim që ka lëkundur jo pak homologët e saj të Juventusit. Siç dihet, kampionët në fuqi të Europës janë në kërkim të një qendërmbrojtësi duke qenë se tashmë janë dorëzuar për të humbur në verë gjermanin Entoni Rydiger me parametër zero dhe pasardhësi i tij favorit është holandezi i bardhezinjve, Matajs De Ligt.

Në median angleze ka kohë që lajmi qarkullon dhe nga Torino nuk është përgënjeshtruar se Çelsi është gati ta paguajë klauzolën prej 120 milionë eurosh që De Ligt ka me “Zonjën e Vjetër”.

Por në të njëjtën kohë, në radarët e skuadrës në pronësi të Roman Abramoviçit ka rënë edhe Federiko Kieza, ndëshkuesi i bluve mbrëmjen e djeshme në Torino, për të cilin oferta zyrtare e djeshme ka qenë prej 115 milionë eurosh.

Kjo çmenduri ekonomike pa dyshim që do të korrigjonte shumë prej problemeve ekonomike me të cilat Juventusi po përballet duke kujtuar edhe humbjet prej 210 milionë eurosh që ka pësuar vetëm në sezonin e fundit. Dhe ndërkohë, Çelsi është gati që të gjithë këtë deficit ta mbyllë duke qenë i gatshëm që ta derdhë këtë shumë për dy diamantet e Juves, në fund të sezonit aktual.

Propozimi dhe oferta zyrtare i është paraqitur dje në tavolinë presidentit Andrea Anjeli, e konfirmuar në kor nga media italiane, por miliarderi torinez si përgjigje të parë u ka thënë me shumë delikatesë vetëm shijimin e ushqimit të tavolinës, ndonëse bisedimet dhe menyja e nxehtë mund të përsëritet sërish në muajt në vazhdim.

Related posts

JUVENTUS E KËRKON ME ÇDO KUSHT/ PSG futet garë për objektivin numër një të Pirlos, ja emri

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ MILAN/ Bllokoi me sukses yllin Ibrahimovic, shikoni notën dhe statistikat e mbrojtësit Gjimshiti…

Delo.autor

LARGOI RICARDO RODRIGUEZ/ Milan gjen pasuesin në kampionatin turk tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment