Quhet klasikja e Europës. Ngërthen vëmendjen e krejt botës futbollistike, kurdo dhe kudo që të luhet. Bayern Munich-Real madrid është njëra nga ndeshjet më të ethshme të futbollit në glob. Dy gjigantë në vendet respektive, por edhe në kontinentin tonë, mjafton të shikosh trofetë e shumtë të fituar, ndër ta edhe Liga Kampionësh. Mbrëmjen e sotme, në “Allianz Arena”, është dueli i radhës, në kuadrin e gjysmëfinales së parë të Champions-it.
Përmes fotove dhe rasteve të mëposhtme, po ju tregojmë se kjo përballje ka qenë thuajse përhëerë e tensionit të lartë. Kartonët, ndërhyrjet e ashpra, kacafytjet në fushë, deri te gjakosja e lojtarëve, nuk kanë munguar. Si një parathënie edhe për duelet e radhës, në kërkim të finales së madhe të Kievit.























