Futboll La Liga Sport

DEKLARATA E BUJSHME/ Ish-futbollisti i “Los Blancos”: Ka mbërritur fundi i Bale tek Reali…

Predrag Mijatovic, ish-futbollisti i njohur i “Los Blancos”, foli për mikrofonin e “El Larguero”, ku analizoi situatën e Real Madridit përpara ndeshjes së të mërkurës, kundër Valencia. Ndër të tjera, ai nënvizoi: Real Madrid nuk është mësuar të përjetojë të tilla situata, pa asnjë objektiv në lojë. Kjo është atipike. Megjithatë, Zidane do të përfitojë nga këto lojëra të mbetura të kampionatit, për të parë se cilët lojtarë mund të llogarisë për sezonin e ardhshëm.

Pogba? Është një lojtar, për të cilin Zidane foli në mënyrë të qartë, i pëlqen shumë. Nëse të dyja palët kanë një pëlqim maksimal për njëra-tjetrën, atëherë Real Madridi do të bëjë gjithçka mundet për të nënshkruar me të. Zidane e njeh Pogba nga vitet e kaluara, është francez dhe, nëse i pëlqen aq shumë, do të bëjë gjithçka për ta marrë në Madrid.

Situata e Bale? Unë mendoj se ka mbërritur fundi i tij te Real Madridi. Mua më ka pëlqyer gjithmonë, kur ka qenë 100% dhe ka bërë diferencën. Sidoqoftë, në tërësi, është një lojtar, që nuk u përshtat shumë mirë në Madrid. Ai vetë ka dëshirën të largohet, ndërsa nuk iu pëlqen edhe tifozëve.

Luca Zidane në portë? Isha i befasuar pak, që luajti titullar në ndeshjen e fundit, por jo shumë. Edhe ai duhet ta ketë mundësinë për të luajtur. Trajneri është babai i tij, por kjo nuk duhet të eklipsojë aspektin sportiv. Si gjithë të tjerët, edhe ai duhet të luajë, të ketë mundësinë për të treguar sa vlen”.

Related posts

“KAM MENDUAR DORËHEQJEN”/ Presidenti i klubit shqiptar merr vendimin përfundimtar

Delo.autor

VAZHDON ME PËRFORCIMET NË EKIP/ Bayern vazhdon të “peshkojë” në Texas. Nga përtej Oqeanit vjen një tjetër talent

Delo.autor

NUK ISHTE VETËM DERBI I KRYEQYTETIT/ Mësoni statistikat e veçanta të javës së 6 të Superiores

Delo.autor

Leave a Comment