Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Në Mynih luhet finalja e parë e “parakohshme”

“Allianz Arena” në Mynih është gati për ndeshjen e parë gjysmëfinale në Champions Leagues mes Bayern Munich dhe Real Madrid.

Kjo përballje do të jetë përsëritja e çerekfinales së edicionit të kaluar, ku Real eliminoi gjermanët me rezultatin e përgjithshëm 6-3 dhe më pas vazhdoi rrugën drejt suksesit që i dha trofeun e 12-të në Champions League.

Maksimumi i mundshëm i përvojës në Kupat e Europës do të zbresë në fushën e Mynihut. Nuk ka ekipe me eksperiencë më të madhe.

Real luan për herë të tetë radhazi në gjysmëfinalet e Champions League dhe gjithashtu Bayern ka qenë një protagonist i rregullt në këtë veprimtari gjatë dekadave të fundit.

Kjo është hera e 25-të që Real dhe Bayern do të përballen në Kupat e Europës dhe plot shtatë herë këto sfida kanë qenë të vlefshme për gjysmëfinalet.

Bayern është eliminuar në katër edicionet e fundit të Champions League nga ekipe spanjolle, por ka edhe më keq, Real Madrid ka eliminuar bavarezët në pesë përballjet e fundit direkte.

Gjithsesi, “Die Bayern” e ka zbutur disi bilancin tragjik duke eliminuar Sevilla në raundin e kaluar dhe e ka përgatitur këtë sfidë duke arritur tre fitore të thella në Bundesliga.

Nga ana tjetër, Real ka pasur një sezon zhgënjyes në La Liga dhe e sheh veten 15 pikë larg Barcelonës, kur kanë mbetur pesë ndeshje nga fundi. Gjithsesi, askush nuk mund të nënvlerësoj Real në Europë që ka fituar 12 herë trofeun më të rëndësishëm, si asnjë klub tjetër.

Sulmuesi i Bayern, Robert Lewandowski ka shënuar 28 gola në 28 ndeshje të luajtura në Bundesliga, ndërsa në Champions League e ka gjetur pesë herë rrugën e rrjetës.

“Ylli” i Real Madrid, Cristiano Ronaldo ka shënuar 120 gola në 100 ndeshje të luajtura me “Los Blancos” në Champions League. Ai ka shënuar 15 gola në këtë edicion, ku është golashënuesi më i mirë dhe e ka gjetur rrugën e golit në 10 ndeshje radhazi, si askush tjetër në historinë e veprimtarisë prestigjioze.

Të dy këto ekipe kanë shënuar një numër relativisht të madh në këtë edicion të Champions, ku Real Madrid e ka mesataren e golave 2.6 për ndeshje, ndërsa Bayern Munich ka shënuar 2.3 gola për ndeshje.

Bayern nuk ka humbur asnjë ndeshje në fushën e tij në këtë sezon, në të gjitha veprimtaritë, ku e ka bilancin 18 fitore dhe 3 barazime. Ata nuk kanë pësuar gol në 12 nga këto ndeshje dhe kanë shënuar 3 ose më shumë gola në 14 nga 21 ndeshjet e luajtura në “Allianz Arena”.

Bayern ka marrë 21 kartonë të verdhë në këtë edicion të Champions League, skuadra e dytë më e ndëshkuar.

Përballja e fundit mes këtyre dy skuadrave, në edicionin e kaluar, në harkun e 180 minutave prodhoi 12 kartonë të verdhë dhe dy kartonë të kuq.

Related posts

Panucci vazhdon zborin, lajme të mira para Norvegjisë

Sadik.Autor

PLAS SHERRI TE SKUADRA E NJOHUR/ Lojtari godet me grushte shokun e ekipit në dhomën e zhveshjes

F.autor

E BUJSHME/ “Sirena” gjermane, një klub i Bundesligës ndjek me interes yllin e Dinamos

F.autor

Leave a Comment