Bundesliga Futboll Sport

Neuer afron rikthimin në fushë, zbulon arsyet e dëmtimit

Manuel Neuer vijon që të supozojë se pas vuajtjes shtatë mujore, ka ardhur ora që të kapë trenin për në Botërorin e Rusisë. “Unë mendoj kështu, mund të jem atje dhe të luaj, kjo është ajo që dua”, tha portieri 32-vjeçar. Ai ishte “shumë i kënaqur”, ndërsa po vazhdon procesin e riaftësimit, por gjithashtu deklaroi: “Sigurisht do të doja të shkoj pak më tej”.

Kapiteni i Gjermanisë dhe portieri i kampionëve të Bayern Munich shpreson që shumë shpejtë të jetë nën urdhrat e trajnerit të skuadrës së tij: “Duhet të përshtatem për çdo gjë, por ajo që më jep më shumë kurajo dhe më bën që të motivohem më shumë është se Bayern vijon që të jetë ende në dy kompeticione, lufton për Kupën e Gjermanisë dhe Champions League. Këto dy gjëra më kanë dhënë perspektivë këtë sezon. Por, performanca që do të kem në stërvitje do të jetë vendimtar”.

Faza fillestare ishte “faza më e vështirë”, kampioni i botës këmbënguli: “Pengesat kishin natyrë më tepër emocionale. Erdhën në një kohë kur po kaloja një kohë shumë të mirë këtu në klub. Për shembull, ndryshimi i trajnerëve dhe mënyrës së stërvitjes në vjeshtë kur u largua Ancelotti dhe erdhi Heynckes ndikoi në dëmtimin tim. Humba ndjesinë e të qenit i nevojshëm”.

Neuer pati një kontraktim në shtator dhe iu desh që të bënte ndërprerje të karrierës në shtator. Ai vendosi një pllakë titani në të dyja këmbët për të pasur një stabilizim të problemit që e shqetësonte prej kohësh. Që nga fundi i muajit mars ai është kthyer në stërvitje me Bayern Munich dhe po kërkon riaftësimin në mënyrë të shpejtë që të kthehet në fushë për të luajtur dhe të mos humbasë aktivizimin në Botërorin e Rusisë. Ndërkohë që do t’i duhet shumë punë që të marrë vendin e Sven Ulreich, i cili po bën paraqitje të shkëlqyer me bavarezët gjatë kësaj periudhe kohore që ka munguar Neuer.

Related posts

“FERRARI ANGLEZ”/ Mbrojtësi i përfaqësueses rinovon për 5 vite me Man United

Isa.Autor

Panuçi i këndon të dashurës duke fluturuar: Je paksa… (VIDEO)

Sadik.Autor

“TIRANA E MERITONTE FITOREN”/ Flet presidenti Demi pas humbjes: Nuk jam i zhgënjyer, por…

Delo.autor

Leave a Comment