Champions League Futboll

Championsi treguesi ku vendi i parë në grup nuk vlen më

Imazh i përkthyer i Champions Leagues që ndryshon fytyrë në katër muaj. Objektivi për të arritur kryesimin e grupeve në këtë kompeticion duket se nuk legjitimon domosdoshmërisht ecurinë pozitive, treguesi më i qartë për këtë janë tre të mëdhatë europiane PSG, City apo Barcelona  që edhe pse arritën kualifikimin si të parat në fazën e grupeve tashmë janë jashtë Ligës së Kampionëve.

Të treja këto skuadra patën një rrugëtim shumë pozitiv deri në këtë fazë të Championsit por kjo nuk mjaftoi për t’i mbajtur ato në lojë, sikundër rezultoi jo efiçent dhe shpenzimi marramendës që këto ekipe kryen në merkaton e verës për organikat respektive.

Jashtë Championsit është edhe ekipi që numëronte më shumë pikë në fazën e grupve, pikërisht Tottenhami me 16 të tilla. United është një tjetër shëmbull, me Djajtë e Kuq që  numëronin 15 pikë po aq sa City dhe PSG. Roma dhe Liverpooli tashmë paradoksalisht bëjnë përjashtimin duke qënë të vetmet ekipe që siguruan vendin e parë në grupe e tashmë vijonë rrugëtimin në gjysmëfinale. Real Madrid, Juventus, Sevilla apo Bayern ishin ekipet e dyta në grupet e Championsit dhe tashmë më shumë se kurrë vërtetojnë thënien se ky kompeticion europian nis realisht vetëm në muajin shkurt.

Related posts

Panucci: Në kombëtare ftoj më të mirët, Guri ia ka bërë vendin vetes

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Chelsea eliminon Atletico Madrid dhe kualifikohet në çerekfinale

Delo.autor

TRADHËTARI/ U konsiderua si “vjedhja” e vitit, braziliani mund të përfundoi në Kinë

Isa.Autor

Leave a Comment