Futboll Sport

“SHPRESOJ QË AI TË…”/ Zhdukja e Sala, federata franceze miraton kërkesën e klubit

Federata Franceze e Futbollit ka miratuar kërkesën e Nantes për shtyrjen e ndeshjes që klubi i Ligue 1 duhej të luante nesër kundër Entente SSG në Kupën e Francës.

Takimi është shtyrë përkohësisht pas lajmit të ardhur mëngjesin e sotëm për zhdukjen e avionit ku po udhëtonte Emiliano Sala, i cili duhej të bashkohej me ekipin e tij të ri sot, Cardiff-in.

Presidenti i Nantes, Waldemar Kita, ka thënë: “Sala ishte një djalë i mrekullueshëm, i adhuruar nga të gjithë. Mendimet e mia shkojnë për familjen dhe miqtë e tij. Për sa i takon pjesës tjetër, nuk dimë gjë akoma”.

“Shpresoj që ai të jetë diku. Nuk e dija as që ai kishte ardhur të takohej me shokët e ekipit para se të largohej. Shpresoj që ta gjejmë”.

28-vjeçari i ka thënë lamtumirë ish-ekipit të tij më këtë mesazh të postuar në Instagram:

“Faleminderit për gjithçka @FCNantes. Faleminderit tifozëve dhe shokëve të mi të skuadrës për mbështetjen që më kanë dhënë gjithmonë. Faleminderit edhe stafit të klubit që më ka bërë gjithmonë të ndihem si në shtëpi. Nuk do ta harroj. Jam krenar që kam mbajtur ngjyrat e këtij klubi dhe ju uroj më të mirën për të ardhmen”.

Related posts

BROJA I PAFAT/ I anulohet një gol dhe pastaj godet shtyllën ndaj Manchester City-t (VIDEO)

Delo.autor

U MBYLL FAZA E PARË NË CHAMPIONS/ Klopp zbulon tre ekipet që do të donte t’i shmangte në çerekfinale

Delo.autor

FITORE E MERITUAR/ Laçi i Duros mposht kryesuesit e Vllaznisë dhe i falen Xhixhës

Delo.autor

Leave a Comment