Futboll Premier League Sport

Chelsea nisë sulmin për Alderweireld, Tottenham e zëvendëson me yllin e Ajax

Chelsea po përgatitet për të sulmuar rivalët e Londrës, Tottenham për qendërmbrojtësin Toby Alderweireld në merkaton e verës, por Spurs kanë vënë në shënjestër zëvendësuesin e tij, sipas raporteve.

Mbrojtësi i Belgjikës, Alderweireld  pritet të largohet nga Tottenham kur të hapet merkato e verës, pasi nuk ka arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën me klubin e “Ëhite Hart Lane”. 29-vjeçari ka vetëm një vit të mbetur në marrëveshjen e tij aktualisht, ndaj drejtuesit e Spurs dëshirojnë të fitojnë para dhe sipas “The Sun”, Chelsea thuhet se po planifikon një ofertë prej 45 milionë sterlinash. Alderweireld  ka treguar pak për Spurs këtë sezon për shkak të një dëmtimi, por edhe mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mbi kontratën e tij. Kaq mjaftoi që trajneri të mos e aktivizojë, teksa ka bërë vetëm 18 paraqitje në të gjitha garat.

Megjithatë, ai ende konsiderohet si një nga qendrat më të mira në Premier League dhe çmimi i tij nuk konsiderohet i lartë, me Chelsea-n të etur për ta bërë atë pjesë të themeli të mbrojtjes së tyre të re. Ndërkohë, Tottenham tashmë po planifikon për largimin e belgut. “The Sun” gjithashtu pretendon, se Spurs po bëjnë gati 45 milionë sterlina për adoleshentin e Ajax-it, Matthijs de Ligt si zëvendësuesin afatgjatë për Alderweireld .

Holandezi 18-vjeçar ka bërë tashmë më shumë se 50 paraqitje në kampionat për Ajax dhe ka grumbulluar pesë ndeshje me kombëtaren holandeze. Arsenali dhe skautët e Barcelonës kanë shikuar gjithashtu De Ligt në veprim në muajt e fundit. Dyshohet se interesi i Barcelonës është ftohur ndërsa “Topçinjtë” mbeten të etur, duket se rivalët e tyre në veri të Londrës janë vrapuesit e parë për të siguruar shërbimet e tij. Verën e kaluar drejtuesit e Spurs nënshkruan me shokun e skuadrës së Davinson Sanchez, që u largua nga Ajax për Tottenham për 42 milionë sterlina dhe tani janë gati të rrëmbejnë një tjetër yll.

Related posts

SKANDAL/ Kërcasin stolat kokës në ndeshjen Laçi-Tirana, rikthehen skenat e dhunës në stadium (VIDEO)

Delo.autor

“ÇMENDET” REALI/ Madrilenët ofrojnë 55 milionë euro për lojtarin e Tottenham

Isa.Autor

MESSI VENDOS REKORD/ Parakalon Ronaldon, ka edhe një gol historik për PSG-në

F.autor

Leave a Comment