Futboll Sport

Ndodh e papritura, portieri harron uniformën në shtëpi dhe… (VIDEO)

Një tifoz i Penarol i “shpëtoi jetën” portierit të ekipit, me këtë të fundit që kishte harruar uniformën në shtëpi para ndeshjes të zhvilluar të dielën. Kevin Dawson mbërriti në stadium për ndeshjen kundër Progreso e vlefshme për Primera Division të Uruguait pa uniformën e dytë, dhe kur e kuptoi këtë gjë, ishte tepër vonë. Kur duhej edhe pak minuta që ndeshja të fillonte stafi teknik dhe vetë lojtarët u angazhuan për ti gjetur një zgjidhje këtij problemi, duke patur parasysh se portieri i dytë Thiago Cardozo, akoma nuk ka debutuar me ekipin e parë.

Një nga anëtarët e stafit teknik, pati idenë e zgjuar për të kontrolluar tifozët që kishin ardhur enkas për të mbështetur ekipin e tyre, me shpresën se dikush do të kishte veshur uniformën portokalli të portierit. Për fatin e tyre të mirë, njëri prej tifozëve në tribunë mbante veshur pikërisht uniformën e “famshme” duke pranuar që t’ia huazonte Dawson-it.

Dawson mund të dëshirojë ta mbajë përfundimisht uniformën, sepse i solli fat duke pritur shumë gjuajtje duke u shpallur lojtari i ndeshjes, me Penarol që fitoi me rezultatin 1-0. Kjo fitore i jep mundësinë Penarol-it të ruajë vendin e dytë ndaj kryesuesve të Nacional, të cilët ndodhen me dy pikë avantazh pas 14 ndeshjeve të zhvilluara.

Related posts

MOTO GP/ Marquez dominon në SHBA, Doviziozio kryeson renditjen

Sadik.Autor

VENDOSET E ARDHMJA PËR DANI CEBALLOS/ Reali Madrid jep “fantazistin” për 1 sezon në huazim në Premier tek…

Delo.autor

Tragjedia në Itali, futbollisti vret të dashurën dhe më pas veten

Sadik.Autor

Leave a Comment