Futboll Sport

Cikalleshi shënon gol ndaj Trabzonsporit, skuadra e shqiptarit siguron 1 pikë mbijetese (VIDEO)

Sokol Cikalleshi ka shënua një gol shumë të rëndësishëm sot për skuadrën e tij në ndeshjen kundër Trabzonspor. ‘Bomberi’ shqiptar që e nisi si titullar takimin realizoi golin e dytë për ekipin e tij në minutën e 73-t, duke e dërguar rezultatin përkohësisht në 2-3.

 

Cikalleshi u shërbye mirë në zonë, por akoma më impresionuese ishte lëvizja që shmangu një kundërshtar para se të godiste. Në fund ndeshja u mbyll me shifrat 3-3 dhe goli i 27-vjeçarit shërbeu për të marrë një pikë.

 

Osmanlispori i Cikalleshit renditet i parafundit me 29-t pikë dhe rrezikon ndjeshëm kategorinë. Fatmirëisht nga vendi i fundit (15) që siguron mbijetesën për sezonin e ardhshëm Osmanlispor është vetëm 1 pikë larg.

Related posts

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Wolves-Manchester United. Rezultati 0-1

Delo.autor

Tifozi i Arsenalit iu gëzua fitores së Juves, festoi me fanellën e Topçinjve në mes të “Wembley”

Q.Autor

E gjithë Roma në alarm, masa të jashtëzakonshme ndaj Liverpoolit

Sadik.Autor

Leave a Comment