Futboll Seria A Sport

Juventus në bisedime të avancuara me Cavani-n

Sipas faqes franceze 10 Sport, presidenti i PSG Nasser Al-Khelaifi do të ishte gati të linte të lirë Edison Cavani për një ofertë 80-100 milionë euro. Një shumë e madhe që mesa duket do t’i trembë klubet e interesuara.

Skuadra që e kërkon me çdo kusht është Juventus.

Ai mbërriti në vitin 2013 nga Napoli por ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në Francë. Dy vite para se t’i përfundojë kontrata, golashënuesi më i mirë i historisë së PSG do të ishte gati të rikthehej në Serie A, te kampionët në fuqi Juventus.

Sipas Rai Sport, përfaqësuesit e uruguaianit janë takuar disa herë me drejtuesit e Juve-s për të gjetur një marrëveshje me 31-vjeçarin.

Thuhet se negociatat janë në fazë të avancuar dhe nëse arrihet akordi, i vetmi që duhet bindur është klubi i PSG, por nëse lojtari insiston për largimin çmimi i tij duhet të ulet tek rreth 50-60 milionë euro që Juve është gati t’i paguajë.

Related posts

KUPA E BOTËS “KATAR 2022″/ Botërori do të luhet në dimër me orare të çuditshme, ndeshjet mund të shihen në…

Isa.Autor

LIVE| Andorrë-Shqipëri, Starton pjesa e dytë. Kombëtarja në kërkim të fitores

Delo.autor

FOTO/ Gatusso e këshilloi të bënte dashuri, zbulohet e dashura bukuroshe e Cutrone-s

Q.Autor

Leave a Comment