Futboll Premier League

City-United, derbi i Manchesterit “vulos” titullin në Premier League?

Manchester City mund të “fshijë kripën” në plagët e rivalëve të hidhur të Manchester United, në stadiumin “Etihad”, të shtunën, pasi fitorja do t’i shikonte “qytetarët” duke siguruar titullin e Premier League.

Skuadra e Pep Guardiolës është 16 pikë larg nga “Djajtë e Kuq”, që vjen në këtë derbi për fitore, e cila do ta vinte atë 19 pikë përpara vendit të dytë, me vetëm 6 ndeshje të mbetura për t’u luajtur.

Megjithatë, “qytetarët” do të duhet ta marrin veten pas një disfatë 3-0 në “Anfield”, ndaj Liverpool, në çerekfinalen e parë të Champions-it, të mërkurën, gjë që i lë ata me një mal përpara, për t’u ngjitur.

Jose Mourinho dhe të besuarit e tij nuk kanë shanse për ta fituar titullin e Premier League këtë sezon, por ata do të jenë të dëshpëruar për ta shmangur poshtërimin që vjen nga dorëzimi efektiv i titullit tek rivalët në një përplasje direkte.

Manchester City mund ta sigurojë sot edhe matematikisht titullin e Premier League, në mënyrë rekord, dhe një skenar i tillë do të përfaqësonte një ndryshim të vërtetë të balancave në një qytet, që ka qenë sinonim i “Djajve të Kuq” për dekada të tëra.

“Qytetarët” duhet të mundin sot në derbi Manchester United për ta siguruar titullin në “Etihad”, çka do të shkaktonte jo vetëm poshtërim ndaj rivalëve të tyre, por edhe do t’i uzurpojë ato në librat e rekordeve, duke e fituar titullin me gjashtë ndeshje të mbetura për t’u luajtur, që është më shumë se titulli i vitit 2001 i Alex Ferguson me skuadrën nga “Old Trafford”. Ndeshja e fundit në mes të skuadrave u zhvillua në “Old Trafford”, në dhjetor, me Manchester City duke triumfuar me rezultatin 2-1.

 

PozicioniLojtarët e Manchester City
PortierëEderson, Bravo, Grimshaw
MbrojtësWalker, Danilo, Kompany, Laporte, Stones, Mendy, Adarabioyo, Otamendi, Duhaney
MesfushorëSterling, Gundogan, De Bruyne, Delph, Sane, B. Silva, D. Silva, Fernandinho, Zinchenko, Toure, Foden, Diaz, Dele-Bashiru
SulmuesAguero, Jesus, Nmecha

 

Sergio Aguero mbetet në dyshim për këtë ndeshje, pasi vazhdon rimëkëmbjen e tij nga një dëmtim në gju, ndërsa Benjamin Mendy, gjithashtu, po punon për kthimin e tij në gjendje të plotë.
Megjithatë, Fabian Delph mund të kthehet në 11-shen fillestare.
Formacioni i mundshëm i Manchester City: Ederson; Delph, Kompany, Otamendi, Walker; Gundogan, De Bruyne, Fernandinho, D.Silva, Sterling; Jesus.

 

PozicioniLojtarët e Manchester United
PortierëDe Gea, Romero, Pereira
MbrojtësBailly, Blind, Darmian, Jones, Lindelof, Rojo, Shaw, Smalling, Valencia
MesfushorëCarrick, Fellaini, Gomes, Hamilton, Herrera, Lingard, Mata, Matic, McTominay, Pogba, Young
SulmuesSanchez, Lukaku, Martial, Rashford

 

Manchester United nuk ka shqetësime të reja, por pritet të jetë pa Daley Blind dhe Sergio Romero. Phil Jones, Marouane Fellaini dhe Marcos Rojo mund të kthehen të gjithë, duke i dhënë Mourinhos më shumë opsione për të zgjedhur.
Formacioni i mundshëm i Manchester UTD: De Gea; Valencia, Smalling, Bailly, Young; Matic, McTominay, Mata, Sanchez, Martial; Lukaku.

Related posts

Të dy i quajnë KASAPË/ Ish-lojtari i INTERIT gjen “idhullin”: Dua të kopjoj RAMOSIN

Isa.Autor

KLUBET KËRKUAN SHTYRJEN PËR SHKAK TË COVID-19/ Superkupa e Italisë nuk ndryshon, Inter-Juventus përballen më 12 janar

Delo.autor

Mbrojtësi i Juventusit projekton lamtumirën me bardhezinjtë: Mendoj për Botërorin dhe…

Sadik.Autor

Leave a Comment