Futboll Seria A

Mancini zbarkon në Romë, është favoriti kryesor për stolin e Italisë

Roberto Mancini drejt stolit të kombëtares së Italisë. Siç shkruan sot “La Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri i Interit është gjithmonë e më tepër favorit për të drejtuar axurrët nga qershori ardhshëm.

Në fakt, Mancini të dielën do të niset për në Romë, herët në mëngjes, dhe në kryeqytet mund të takohet me Giovanni Malago, presidentin e CONI dhe sponsorin e tij të madh për stolin blu.

Aventura e “Mancio” te Zenit, megjithatë, me siguri do të mbyllet në fund të sezonit, kur trajneri të japë dorëheqjen. Mancini kurrë nuk e ka fshehur qëllimin profesional për t’u vënë në krye të kombëtares italiane.

Një disponueshmëri e përgjithshme, e cila, për shembull, deri më tani nuk është treguar nga kandidatët e tjerë, si Antonio Conte. Për më tepër, sipas “La Gazzetta dello Sport” peshojnë edhe disa “gradientë” ekonomikë.

Në orët e fundit, FIGC po interesohet edhe pranë Fabio Capellos, pas lamtumirës së freskët të këtij të fundit nga Jiangsu Suning, por mësohet se ai nuk është i interesuar për stolin e Italisë.

Ndjenja është se, gjatë javëve, kandidatura e Roberto Mancinit do të rritet gjithnjë e më shumë, ndërsa të tjerët janë më ngadalë, por me siguri duke humbur pozicionet. Me pak fjalë, zyrtarizimi i trajnerit të Italisë duhet të presë deri në fund të kampionatit rus, i planifikuar për më 13 maj. Italia e re fillon nga “Mancio”?

Related posts

ÇEKI-KOSOVË/ “Shpërthen” festa për “Dardanët”, Nuhiu kalon zhbllokon sfidën me një super (VIDEO)

Delo.autor

MERR MË SHUMË SE NEYMAR/ Zbulohet kontrata e re me Leo Messit, dy vite me PSG, shuma që do të përfitojë

Delo.autor

“TAMPONËT JANË BROÇKULLA”/ Mjeku i përgjigjet Ronaldos: Hajde virolog, se na duhesh për kalçeto

Delo.autor

Leave a Comment