Futboll

Çmenduri në merkato, Siti me plan 700 milionë euro për Champions-in

Mançester Siti ka nisur të mendojë për ndërtimin e skuadrës së re për sezonin e ardhshëm, pas zhgënjimin në Champions. Dhe ky proces nis nga mbrojtja. Pep Guardiola është i interesuar për mbrojtësin brazilian Eder Militao, për të cilin “qytetarët” pritet të bëjnë një ofertë në merkaton e janarit.

Mbrojtësi i Sao Paulos, i cili mund të luajë gjithashtu edhe në mesfushën defensive, ka një vlerë kartoni diku te 20 milionë paund. Për të sjellë 20-vjeçarin në Europë interesohet edhe Porto. Militao mund të jetë një nga tri afrimet e kampionëve të ardhshëm të Anglisë këtë verë.

Sepse Siti interesohet edhe për mesfushorin e Shahtjorit, Fred, i cili është gjithashtu në monitorimin e rivalëve të Junajtid. Por asnjë nga klubet e Mançesterit nuk bëri një ofertë për futbollistin, që vlerësohet te 50 milionë sterlina. Menaxheri i brazilianit, Gilberto Silva, e ka konfirmuar se Fred dëshiron një transferim në Angli.

 

Ai vlerësohet si pasardhësi afatgjatë i Fernandinjos. Ndërsa lëvizja e tretë e “qytetarëve” në merkato është ajo për Rijad Mahrezin. Sulmuesi algjerian ishte i dëshpëruar për t’iu bashkuar atyre në merkaton e janarit, madje edhe u rebelua dhe u zhduk nga klubi i tij, Leiçesteri, disa javë.

Por me 10 golat dhe 8 asistet e tij këtë sezon, Pep vijon të mendojë se ylli i “dhelprave” është ende një lojtar që i intereson atij për vijën e parë të sulmit, pavarësisht se në krah ka një mbipopullim talentesh. Mahrez mund ta lërë “King Power Stadium” për 60 milionë paund.

 

Ky është plani në letër i Begiristainit dhe Sorianos për merkaton e verës. Por për të, do të nisë të mendohet vetëm pasi të jetë hipotekuar edhe trofeu i dytë sezonal, ai i Premier Ligës. Suksesi mund të vijë që këtë të shtunë, nëse “qytetarët” do të arrijnë të mposhtin rivalët e Totenhemit në “Wembley”.

 

NUK MBARON KËTU – Por sipas “Daily Telegraph”, Pep Guardiolës do t’i vihen në dispozicion gati 700 milionë euro në total (680) për të transferuar dy mesfushorë, një mbrojtës, një organizator dhe një anë- sor, në mënyrë që “qytetarët” të afrohen me shumë me ëndrrën e tyre të vjetër, Ligën e Kampioneve.

Related posts

Nis takimi i Grupit G, Anglia synon fitoren ndaj Tunizisë

Sadik.Autor

Guardiola: Ndonjëherë të vjen ta VRASËSH, ndonjëherë thua “wow, çfarë lojtari”

Isa.Autor

Chelsea i lënë kreun Liverpoolit/ Blutë “ngecin” ndaj West Ham në “barazim të bardhë”

Isa.Autor

Leave a Comment