Futboll Premier League Sport

NUK DO TA BESONI/ Historia e PAZAKONTË nga Anglia, një ULTRAS bëhet ANSORË

Të shtunën u luajt ndeshja e Championship-it anglez, ose divizionit të dytë Miluoll-Bolton, që përfundoi në barazim 1-1. Të dy ekipet ndodhen në zonën e ftohtë të renditjes dhe ky barazim nuk i kreu punë asnjë ekipi. E veçanta e kësaj ndeshje ishte arbitri anësor, Stiv Perri. Më saktë, Perri është një tifoz i thekur i ekipit të Miluollit, ndërsa në këtë ndeshje kishte shkuar për të mbështetur ekipin e tij të zemrës.

Që kjo përballje nuk do të ishte një ndeshje si të tjerat, u vu re që përpara fillimit të ndeshjes. Toni Harington, arbitri i zgjedhur për të drejtuar sfidën, nuk u paraqit, sepse ishte i sëmurë. Vendin e tij e zë Li Suabej, arbitri i katërt, ashtu siç e parashikon dhe rregullorja. Në një situatë emergjente, Perri zgjidhet për të zëvendësuar Suabejn dhe për të qenë arbitri i katërt i ndeshjes.

Surprizat nuk kanë të mbaruar dhe në mesin e pjesës së parë vjen dhe dëmtimi i “kryesorit” Suabej. Ai nuk ia del të vazhdojë gjykimin e ndeshjes dhe kthehet në rolin e arbitrit të katërt.
Zgjidhja? Një nga arbitrat anësor zgjidhet për të drejtuar ndeshjen dhe në rolin e arbitrit kryesor vihet… Stiv Perri! Ai ishte nisur për të shijuar ndeshjen si tifoz, ndërkohë që papritur e kujtuar e sheh veten si arbitër anësor i ndeshjes.

Perri bën të pamundurën për të qenë në krye të detyrës, por ai është një ultras i Miluollit. Zemra e “tradhton” një moment, kur portieri i Miluollit bën një ndërhyrje të dyfishtë duke mbajtur portën të paprekur. Emocion i madh për tifozët, të cilët shpërthejnë në ovacione dhe kënaqësisë nuk i shpëton dot as Perri. Ky i fundit harron detyrën dhe feston pritjet e portierit vendas.

“Një situatë kaotike. Arbitri kryesor u dëmtua gjatë nxehjes dhe një fans i Miluollit u bë arbitër i katërt. Pastaj, papritmas, i njëjti tifoz mori rolin e arbitrit anësor. Vetëm Zoti e di se çfarë do të kishte ndodhur, nëse ndodhte dhe një tjetër dëmtim… Kur ai festoi pritjen e portierit vendas, ne i thamë njëri-tjetrit: ‘Eh mor mik, duhet të ishe i paanshëm’, por më duhet ta pranoj se më pas e përmbajti veten dhe u soll në mënyrë korrekte”, u shpreh Fil Parkinson, trajneri i Boltonit, për “The Sun”.

Trajneri mik nuk ka faj, por as Stiv Perri. Përtej shakave, ëndrra e çdo tifozi është të ndihmojë ekipin e tij të zemrës të paktën një herë në jetë. Perri ia doli dhe vështirë që ai ta harrojë ndonjëherë këtë ndeshje.

 

Related posts

Plas te Interi, Perisiç sherr me tifozët. Nervozohet edhe klubi…

Sadik.Autor

“DO TË PËRQËNDROHEM NË DISA SFIDA “SHOW”/ Mayweather: Pasi të mposht Logan Paul do të dueloj me vëllanë e tij dhe…

Delo.autor

“JUVENTUS DUHET TË STËRVITET MË SHUMË”/ Flet Andrea Pirlo: I vetmi që më ngjason në stil është…

Delo.autor

Leave a Comment