Futboll Sport

Collina rikthehet të gjykojë një ndeshje në moshën 58-vjeçare

Pierluigi Collina, i konsideruar si gjyqtari më i mirë i historisë së futbollit, do të rikthehet në fushë për të gjykuar një ndeshje në moshën 58-vjeçare. Bëhet fjalë për një ndeshje miqësore futbolli mes UEFA-s dhe Kombeve të Bashkuara. Në fushë do të zbresin për të luajtur edhe mjaft yje të futbollit botëror, tashmë të tërhequr nga sporti.

Njëra skuadër është e përbërë nga “Ronaldinho and Friends”, që drejtohet nga trajneri Carlo Ancelotti, ndërsa ekipi tjetër që drejtohet nga trajneri Didier Deschamps është “Figo and Friends” dhe në përbërje të tyre janë edhe mjaft ish-futbollistë të njohur, yje të futbollit tashmë të tërhequr nga sporti.

Kjo është quajtur si “Ndeshja e Solidaritetit” dhe do të shërbejë për të promovuar paqen në botë. Të ardhurat që do të mblidhen nga ky takim do të shkojnë për shoqatën UEFA Foundation for Children, për të zbatuar projekte humanitare për zhvillimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Ndeshja do të luhet më datën 21 prill në Gjenevë të Zvicrës.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Pas dyshimeve, Presidenti Laporta merr vendimin befasues

Delo.autor

Lobotka refuzoi Interin, preferoi rinovimin me Celtan

Q.Autor

Drejtori ekzektiv i “Adidas”/ Kupa e Botës një biznes sporti, jo politik

Sadik.Autor

Leave a Comment