Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kastrioti-Skënderbeu: Përballje dramatike, Roxher dhuron spektakël dhe gjunjëzon korçarët (VIDEO)

Pas një situatë të paprecedentë ku janë sulmuar 3 futbollistët e Skënderbeut, Kristi Vangjeli, Oto Xhon dhe Idriz Toskiç, është vendosur që sfida mes Kastriotit dhe Skënderbeut të startojë.

Pas shumë diskutimesh, drejtuesit e klubit korçar kanë marrë siguri për mbarvajtjen e ndeshjes, teksa është kërkuar edhe ndihma e Forcave Speciale.

Lojtarët kanë zbritur në fushë për nxehmjen e zakonshme, ndërkohë që të 2 trajnerët kanë bërë publik edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat. 2 debutues nga minuta e parë për Skënderbeun, bëhet fjalë për mesfushorët Pervan dhe Toskiç, ndërkohë nuk mungojnë debutuesit edhe te Kastrioti. Trajneri Devolli i ka surprizuar të gjithë duke hedhur nga minuta e parë portierin Çekrezi,.

LIVE| KASTRIOTI-SKËNDERBEU 2-1

Ymeraj 58′, Roxher 90+3′ / Vangjeli 80′

KOMENTI LIVE: 

90+3′ GOOOOL KASTRIOTI 2-1. Roxher dhuron spektakël në zonën e Skënderbeut dhe mposht për herë të dytë korçarët. 

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

90′ Një tjetër mundësi e artë për Skënderbeun me Gripshin, por mesfushori nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë.

87′ E pabesushme çfarë humbet Oto Xhon. I vetëm në zonë, sulmuesi ka gjuajtur jashtë kuadratit duke shpërdoruar një shans të artë.

86′ Drithërima në portën e Skënderbeut, traversa i mohon golin e dytë mesfushorit Ersil Ymeraj.

84′ Futbollistët e Kastriotit pretendojnë për prekje të topit brenda zonës, nuk është i këtij mendimi gjyqtari Xhaja.

80′ GOOOOOL SKËNDERBEU 1-1! Vangjeli gjen golin e baraspeshës. Pas një rrëmuje në zonë, mbrojtësi korçar ka qenë ai që ka devijuar i fundit topin në rrjetë. 

77′ Pranë golit të dytë skuadra krutane, por gjuajtja e Ymerajt është ndalur nga portieri Teqja.

75′ Gripshi provon me një harkim të rrezikshëm në zonë, topi shkon drejt e në duart e Çekrezit.

74′ Ndëshkohet edhe mbrojtësi Usein, për ndërhyrje të gabuar ndaj Asanit.

67′ Dy zëvendësime te Skënderbeu, hidhen në fushë 2 debuteusit Zani Kurti dhe Asani, largohen nga fusha Toskiç dhe Hoxhaj.

65′ Zëvendësim te Kastrioti, largohet Vatnikaj, në lojë Arlind Kalaja.

65’ Portieri Çekrezi përplaset me njërin nga mbrojtësit e skuadrës së tij, por për Juxhin Xhajën kemi të bëjmë me goditje dënimi.

63′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Pervan në lojë Oto Xhon.

61′ Pranë golit të barazimit Skënderbeu, Krasniqi shpërdoron gjithçka. Gjuajtja e sulmuesit me kokë shkonë jashtë kuadratit.

58′ GOOOOL KASTRIOTI 1-0. Ymeraj kalon në avantazh krutanët. Pas një krosimi nga këndi, mesfushori shkodran i ka shpëtuar mbulimit të Abazit duke goditur saktë me kokë. 

57′ Bardhi provon të shkëputet nga krahu i djathtë, por mbyll gjithçka Abazi, që largon topin në këndore.

50′ Vatnikaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të ashpër ndaj kapitenit Radas.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, 0-0.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

43′ Skënderbeu provon të avancojë përpara, por mbrohen mjaft mirë futbollistët e Kastriotit.

39′ Toskiç edhe një krosim në zonë, largon mjaft mirë mbrojtësi Shehi.

32′ Idriz Toskiç është i ndëshkuari i parë i sfidës. Mesfushori i Skënderbeut nuk falet nga gjyqtari pas një faulli ndaj Vatnikajt.

24′ Pranë golit Kastrioti me Ymerajn. Në rënie e sipër mesfushori ka provuar me të djathtë, por topi ka shkuar ngjitur me shtyllën.

20′ Përplasje në mesfushë mes Markut dhe Alitit, futbollistët e kalojnë me një këshillim.

15′ Lojë e ashpër në Fushë-Krujë, gjyqtari Xhaja këshillon lojtarët.

11’ Tjetër goditje nga këndi për Skënderbeun. Kroson Gripshi, por Vatnikaj largon nga zona.

9′ Pranë golit Skënderbeu me Pervan. Gjuajtja e kroatit është ndalur nga portieri Çekrezi.

4′ Goditje dënimi për Kastriotin shumë pranë zonës të Skënderbeut. Provon Herald Marku, qëndrore gjuajtja, pret në 2 kohë portieri Teqja.

2′ Lojë e ashpër që në minutat e para. Shehu ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Pervan, gjyqtari e këshillon.

1′ Ka nisur sfida.

Related posts

E PABESUSHME/ VIDAL i pakënaqur te BARÇA, gati rikthimi te klubi rekordmen në…

Isa.Autor

YLLI I “ZONJËS SË VJETËR”/ Ronaldo: Juventus nuk ka nevojë për Bale, kurse Marcelo është…

Isa.Autor

“LUFTA” NË MILAN/ Gattuso sqarohet me Bakayokon: Nuk mbaj mëri pas…

F.autor

Leave a Comment