Boks Sport

Medalja e parë në boksin e femrave, Shqipëria gjen kampionen

Sporti i boksit është një ndër sportet që na ka bërë krenar dhe në arenën ndërkombëtare. Sportistët shqiptarë ja kanë dalë që mes 101 vështirësive të zhvillojnë paraqitje të mira, pavarësisht se nuk jemi në atë nivel që të pretendojmë të fitojmë medalje evropiane apo botëror. Në fakt, boksierët që i kanë arritur numërohen me gishtat e njërës dorë. Nelson Hysaj, Rexhildo Zeneli dhe Jurgenj Uldedaj kanë sjellë në Shqipëroi medalje evropiane për moshat.

Këtë herë, Shqipërinë e nderon një vajzë. Bëhet fjalë për shkodranen Elsidita Selaj që ushtron sportin e boksit dhe po korr suksese të mëdha. Në Shqipëri është absolute, pasi dhe konkurrenca nuk është shumë e madhe, por shqiptaria po e tregon veten dhe në arenën ndërkombëtare. Ajo ka marrë pjesë në Evropianin U-18 që po zhvillohet në Abruzzo të Italisë dhe ka arritur të kalojë me sukses ndeshjen e parë.

Shkodranja ka fituar ndeshjen e parë dhe tashmë ka kaluar në gjysmëfinale. Ajo ka  mposhtur kundërshtaren kroate, Zaja duke e kaluar turin e parë. Shkodranja garon deri në peshën 75 kg dhe ka cilësi shumë të mira. Selja nuk hasi shumë vështirësi në ndeshjen e parë, pasi e dominoi totalisht kundërshtaren. Vendimi i gjyqtarisë për ndeshjen e saj ishte unanim. Aventura e saj në këtë Evropian nuk mbaron këtu, pasi tashmë pret të ndeshet në gjysmëfinale. Nëse arrin dhe kalimin e gjysmëfinaleve ajo mund të luftojë për medalje të artë, pasi atë të bronzit pothuajse e ka siguruar.

Trajneri i saj, Jetmi Kuçi, ka shumë besim te aftësitë e Elsiditës dhe beson se do të korrë suksese të mëdha me të. Elsidita është një ndër femrat e radha që merren me boks në Shqipëri dhe duhet përkrahur dhe mbështetur për guximin që ka. Fakti që stërvitet nga një ish-boksier i madh si Kuçi e bën më të lehtë për të.

Related posts

TOTTENHAM-CHELSEA/ Statistikat e supersfidës, “macja e zezë” e “Supersave” dhe Harry Kane

Delo.autor

BLLOKOHEN NEGOCIATAT/ Bayern është gati të heqë dorë nga ylli Coman, dy emra për ta zëvendësuar

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ PARTIZANIT/ Presidenti Takaj: Një triumf që jep shenja për mbijetesë, është një ekip i ri dhe…

Delo.autor

Leave a Comment