Futboll Sport

De Biasi përkrah kandidatit shqiptar në zgjedhje: Ndihem shqiptar!

Shqiptar me dokumente, ku mori pasaportën në periudhën e kualifikimit historik të Kombëtares kuqezi në Europianin 2016, por shqiptar edhe me zemër. Gianni De Biasi nuk e harron vendin tonë.

I pranishëm në takimin elektoral në Porderone për zgjedhjet lokale, ku nën siglën e Partisë Demokratike italiane do të garojë edhe shqiptari Roland Muka, trajneri ishte i ftuari i nderit në temën “Kur Sporti është Integrim”.

De Biasi është mishërimi i një bashkëpunimi të suksesshëm i italianëve dhe shqiptarëve, duke treguar edhe sakrificat e bëra dhe ëndrrën e realizuar me Kombëtaren kuqezi.

“Tashmë ndihem shqiptar”, përsëriti disa herë tekniku, ndërsa në monitor shfaqeshin edhe fotografitë e momenteve historike. “Në sytë e atyre djemve pashë dëshirën për të çuditur botën, dëshirën për të ndryshuar jetën. Shumë prej tyre ishin larguar nga vendlindja për të kërkuar fatin diku tjetër, në Zvicër, Gjermani apo Suedi”.

Ashtu si dhjetëra futbollistët kuqezi që shkëlqejnë në ligat më të forta europiane, edhe De Biasi është shembulli i suksesit kur sporti shërben për integrimin. Jo rastësisht kur ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo i dorëzoi titullin e lart të “Kavaljerit” dhe titullin e “Urdhrit të Yllit të Italisë” deklaroi se “De Biasi arriti ta dërgonte Shqipërinë në Europë përpara politikës”.

Pas arritjes historike të kualifikimit në Kampionatin Europian “Francë 2016” trajneri ruan lidhjen e ngushtë me Shqipërinë dhe nuk nguron ta tregojë sa herë i jepet rasti.

Related posts

“DRIDHET”MILANI/ Kampionëve të Italisë u dëmtohen tre titullarët e padiskutueshëm

F.autor

MIQËSORE/ Gjermania dhe Turqia “paqe” me 6 gola, Italia “asfalton” Moldavinë

Delo.autor

Guardiola në telashe: Lojtari më i mirë mund të ikë në janar

Delo.autor

Leave a Comment