Futboll Seria A Sport

Misteri i talentit te Milanit, tani shënon vetëm në…rrjetet sociale

Hachim Mastour në vitin 2012 kishte në dorë futbollin e të rinjve italianë. Bruno Conti një ditë bëri për vete emrat e disa skuadrave, të cilat e dëshironin atë: “Barça, Real dhe City”. Mes tyre dhe Milan e Inter. Interi e çoi që të luante në turneun e zikaltërve kur ishte 13 vjeç, por Milani në një moment të mirë gjeti mënyrën për të fituar betejën: kuqezi.

Gjashtë vite më pas, Hachim nuk është ende as 20 vjeç dhe në listën e milanistëve më të ndjekur është i pesti në rrjetet sociale. Duke mbledhur ndjekësit e tij në Facebook, Instagram dhe Twitter, ai ka 1.695.813 ndjekës. Më mirë se ai janë vetëm Bonucci, Calhanoglu, Montolivo dhe Donnarumma. Ka ecur me parashikimet e bëra në vitin 2012, por në një drejtim tjetër…

Mastour prej muajsh është bashkuar me ekipin e parë, por nuk ka bërë ende një ndeshje në Serie A. Trajnohet nga Gattuso, por nuk luan kurrë. Vijon që të jetë një personazh publik, por ditët e tij të famës duken pas shpinës. E dëgjuar kështu, është një histori i trishtë. Hachim është 19 vjeç dhe ka një kartë identiteti që e mban jashtë futbollit të të rinjve, por ka shkuar në fushë vetëm dy herë, kundër Juventus-it në kampionat dhe kundër Torino-s për finalen e vitit të shkuar në Kupën e Italisë.

Rezultati: modest. Nesër Milani i të rinjve do të luajë sërish kundër Torino-s dhe Hachim ndoshta do të vijojë që të postojë imazhe të lojtarëve të ekipit të parë. Një foto të një darke me Calhanoglu. Një shkrepje pas gjysmëfinales së Kupës së Italisë. Një duel në stërvitje me Lucas Biglia-n.

Kush e ndjek atë në rrjetet sociale ndoshta kujton momentin në të cilin “Hachi” në vitin ’98 ishte më i famshmi në Itali, një lojtar i kombëtares axurre, djaloshi që në televizion mbante një arançatë, një top golfi dhe një qershi. El Shaarawy duket si binjaku i tij: luanin bashkë në plazh dhe në Milanello. Galliani në vitin 2014 ia prezantoi skuadrës që trajnohej nga Seedorf-i, para kampionatit të fundit. Duartroktije të mëdha, por ai përfundoi aty. Nuk u bë kurrë me të vërtetë shoku i tyre.

Pak nga pak, të tjerë ’98-sha janë bërë të zotët, të zotë dhe shumë të zotë. Mbappe kontrollon gjysmën e Parisit, për gjysmën tjetër, nëse Cavani nuk ofendohet, është dhe Neymar, dhe Pulisic ka ndryshuar gjeografinë e futbollit amerikan. Në Itali, ndërkohë, 20-vjeçarët e Milanit janë Locatelli dhe Cutrone. Hachim u përpoq që të huazohej te Malaga apo Zwolle, por edhe aty ka luajtur pak ose aspak. Ejani për të bërë tifozeri për të, sepse Mastour sot duket si një protagonist në një film që kritikon kohët moderne. Djaloshi që të cilit “like”-t i kanë fshirë talentin.

Related posts

NDESHJA INTER-FROSINONE/ Borja Valero në “regji”, Icardi ruhet për Tottenham

Isa.Autor

Ançeloti telefonon Di Marian, ja çfarë i premton trajneri italian sulmuesit…

Isa.Autor

PAPRITUR/ JUVENTUS “tradhëtohet” nga brenda skuadrës, gati “bisturia”

Isa.Autor

Leave a Comment