Champions League Futboll

De Bruyne i sinqertë: Liverpool është një kamion i rëndë

Mesfushori Kevin De Bruyne ka lavdëruar Liverpool-in përpara ndeshjes së Champions League. Manchester City kthehet në “Anfield” për çerekfinalen e parë duke ditur, se vizita e tyre e fundit përfundoi me një fitore spektakolare 4-3 për të besuarit e Klopp.

“Është një short i vështirë, sepse mendoj se Liverpool-i është një ekip i klasit botëror”, tha De Bruyne për “BBC”. “Ndonjëherë ata janë të paparashikueshëm, por në sulm ata janë një kamion i tonazhit të rëndë. Megjithatë në fund, nëse doni të fitoni tituj duhet të mundni çdo ekip”, vazhdoi belgu.

Komentet e De Bruyne vijnë pak orë pas trajnerit Jurgen Klopp, i cili pohoi, se do të luajë me të njëjtën qasje taktike ndaj “Qytetarëve”, e cila e ka ndihmuar, që ai të fitojë në Premier League, por gjithashtu të humbasë rëndë (5-0) në Etihad.

“Ky kompeticion ndryshon shumë nga kampionati. Premier League është 90 minuta dhe ju vazhdoni, fitoni ose humbisni. Në dy ndeshje çdo gjë duhet të jetë e drejtë. Duhet të jeni në formë të mirë, të luani mirë dhe të keni pak fat.

Një karton i kuq mund të ndryshojë gjithçka. Edhe nëse humbim 4-3 nuk do të ishte një rezultat i keq për ne. Do të përpiqemi të fitojmë, por në “Anfield” gjithmonë është e vështirë”, deklaroi mesfushori.

Related posts

KJO NUK PRITEJ/ Akuza e Cantona: Në Arabi vetëm për THESIN ME PARA…

Isa.Autor

NGREN FLAMURIN E BARDHË PAS HUMBJES NDAJ LEICESTER/ Dorëzohet Klopp: Nuk mendoj se mund të ndodhë

Delo.autor

E MBYLLI ME SHKODRANËT/ Ish-sulmuesi i Vllaznisë i bashkohet skuadrës tjetër të Superiores

Delo.autor

Leave a Comment