Futboll Seria A

Ky i sotmi mund të jetë derbi i fundit për yllin e Milan

Duket se ky do të jetë sezoni i fundit i Gigio Donnarumma në Milano, nëse “Tuttosport” mund të besohet. I kërkuar nga Paris SG, Real Madrid dhe shumica e elitës së Evropës duke përfshirë rivalët e Juventusit, portieri ka tërhequr vëmendjen me shfaqjet e tij spektakolare, që prej marrjes së portës së kuqezinjve (si një 16 vjeçar) nga Diego Lopez dy sezone më parë.

Gazeta torineze pohon se portieri i ri nuk do të qëndrojë dhe derby i sotëm me Interin do të jetë i fundit i tij. 19-vjeçari ka qenë vazhdimisht i lidhur me një largim, me agjentin Mino Raiola, që kërkon ta shesë.

Raiola dëshiron që Donnarumma të largohet nga Milano, ndërsa pak kohë më parë Paris SG bëri gati një ofertë të madhe për të. Duke marrë parasysh, se disa prej klientëve të Raiola kanë siguruar marrëveshje të mëdha me para, duket se edhe portieri italian do të ndjekë këtë linjë.

I pyetur nga media për bashkëlojtarin e tij, mesfushori Franck Kessie i bëri thirrje Donnarumma të qëndrojë në “San Siro”. “Unë do të bëja gjithçka për ta bindur… ne jemi një ekip i ri, ne mund të rritemi së bashku”, tha Kessie.

Related posts

Klopp i “çmendur” për Suson, bën gati 40 milionë euro

Sadik.Autor

VIDEO/ Milan 1-0 Sampdoria. Supergol Bonaventura

Q.Autor

SULMON HAPUR ISH-PARTNEREN WANDA NARA/ Maxi Lopez: Nuk i kam parë fëmijët e mi prej…

Delo.autor

Leave a Comment