Futboll

Del Piero e kritikon Buffonin: “Do ta kuptojë se gaboi rëndë për gjyqtarin”

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, nuk pajtohet me kritikat e Gianluigi Buffon kundër Michael Oliver – “E kam të vështirë ta kuptoj, sinqerisht”.
Gjyqtari anglez akordoi penallti në favor të Real Madridit në fund të ndeshjes, të cilën e konkretizoi në gol Cristiano Ronaldo.

Buffon protestoi ashpër, duke u ndëshkuar me të kuq, teksa pas ndeshjes, portieri italian e quajti Oliverin edhe “kafshë” si dhe tha se ai ka “kosh të plehrave në vend të zemrës”.

“Kur Gigi foli për gjyqtarin… është e vështirë për ta kuptuar, sinqerisht”, u përgjigj Del Piero për Sky.

“Nuk e kuptoj pse duhet të bazohemi në ndeshjen e parë, futbolli është i tillë dhe ju analizoni atë që ndodh momentalisht, nëse është për mirë apo e shëmtuar”.

“Mendoj se pas pesë ditëve ai do të thotë gjëra të ndryshme për gjyqtarin për dallim nga ato që i tha”, shtoi ikona e Juves.

Del Piero dhe Buffon kanë qenë shokë skuadre te Juventusi dhe Italia për shumë viti, teksa e kanë fituar edhe Kupën e Botës së bashku, në vitin 2006.

Related posts

TREGON PSE YLLI GIROUD NUK DO TË PREFERONTE INTER/ Cassano: Ai nuk dëshiron të largohet nga…

Delo.autor

Ikën Griezmann, vjen nje argjentinas; ja plani i Atletico Madrid për merkaton e verës

Sadik.Autor

ZYRTARIZOHEN DY MIQËSORE/ Kombëtarja U-21 luan ndaj Moldavisë & Ukrainës në nëntor

F.autor

Leave a Comment