Futboll La Liga Sport

Dembele: Nuk largohem nga Barcelona

Ernesto Valverde përsëri e la në bankë Ousmane Dembelen në ndeshjen e së shtunës, por lojtari ka konfirmuar se ai nuk do të largohet nga Barcelona pas një sezoni

Los Cules ishte njëri prej lojtarëve që u transferua për shifra rekorde pas largimit të Neymar, por edhe pse në fillim pati një lëndim tani Dembele nuk është duke treguar cilësitë e tij.

“Nuk do të largohem pas vetëm një sezoni në Barcelonë”, ka treguar ai në një intervistë për Telefoot.

“Kam nënshkruar pesë vjet kontratë me Barcelonën dhe do të rri në këtë ekip për kohë të gjatë”.

Aftësitë e Dembele janë vënë shpesh në diskutim, aq më pak se ai ishte transferuar në Blaugrana për të hapur krahët e Barcelonën dhe rrit aftësitë sulmuese e që deri me tani janë parë vetëm në ndeshjen kundër Chelsea.

“Nuk jam në top të ndeshjes sime për momentin”, ka pranuar ai. “Ngadalë por do të kthehem në formën më të mirë. Po punoj në ushtrime kardio pasi që po lodhem shpejt”, ka thënë ai.

Related posts

I SHËNOI MILANIT/ Roma gati t’i rrëmbejë talentin nga Bregu i Fildishtë, Genoas

Isa.Autor

KAOS NË KATAR PËR PSG/ Neymar realizon ëndrrën e tifozit (VIDEO)

Delo.autor

PAS KRITIKAVE/ Lampard sulmon trajnerin spiun: Këtë nuk e bën Guardiola dhe Klopp

Delo.autor

Leave a Comment